Milanistat, emocionet kuqezi

Me ardhjen e pronësisë së re, Milani kërkon të rikthehet portieri

News

Merkato Milan nuk do të parashikojë ndryshime të shumta në reparte të veçanta. Por përmirësim thuajse në të gjitha repartet dhe revoluzion në ndonjërin prej tyre do të ketë me siguri. Përsa i përket portës, padiskutim numri një për sezonin e ardhshëm do të jetë Mike Maignan. Francezi ka bërë që të harrohet me shpejtësi rrufe Gianluigi Donnarumma, duke u bërë portieri më i mirë në Serie A dhe ndër më të mirët në Evropë. Tani nuk llogariten më ndërhyrje vendimtare nga ish Lilla, një ndër figurat thelbësore të Milanit në këtë rrugëtim drejt Skudetos.

Prandaj, Maignan do të jetë një element kryesor, i palëvizshëm i ekipit të së ardhmes, por situata pas tij nuk duket ende e mirëpërcaktuar. Tatarusanu, kur u thirr në kauzë, ia arriti të bënte mirë në shumë ndeshje, siç ishte derbin në ndeshjen e parë kur priti një penallti të Lautaro Martinez. Por nuk mungojnë gabimet trashanike të rumunit, si në ndeshjen ndaj Fiorentinës, por tashmë dihet që roli i portierit të dytë nuk është asnjëherë i lehtë.

Mbrojtësi rumun ka një kontratë që i skadon më 30 qershor 2023 dhe gjithçka sugjeron se duhet të qëndrojë edhe një vit, por nuk mund të përjashtohet largimi i tij.

Dëmtimi i Maignan e pati shtyrë Milanin të blinte edhe Antonio Miranten. Por në fund Stefano Pioli i besoi Tatarusanu dhe për ish Romën nuk pati hapësirë. As edhe një sekondë për të. Është vërtet e vështirë një qëndrim i mëtejshëm i tij edhe pse për një çështje listash nuk mund të përjashtohet totalisht.

Pastaj, në bazë do të rikthehet Plizzari, pas gjashtë muajsh në Salento me fanellën e Leçes. Edhe për portierin e ri italian do të duhet të kuptohet se cila mund të ishte zgjidhja më e mirë.

Pikërisht nga klubi i giallorosëve mund të rikthehet Gabriel. Portieri brazilian ka një kontratë në skadencë pas pak më shumë se një muaj dhe sipas asaj që raportohet nga leccenews24, do të kishte përfunduar në orbitën Milan, për një rikthim të bujshëm. Gabriel ishte protagonisti i promovimit të Leçes, duke luajtur 31 ndeshje në Serie B: 24 gola të pësuar dhe 14 clean-sheet.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe