Milanistat, emocionet kuqezi

Mbërrijnë konfirmimet: Maldini në punë për super talentin

156
News

Pasi ka marrë Alexis Saelemaekers në janar 2022, Milan mund të peshkojë sërish në Belgjikë për t’u përforcuar. Është një kampionat me disa talente të rinj interesantë dhe reparti scouting ka vëzhguar specifikisht disa prej tyre.

Javët e fundit është përmendur shpesh emri i Noa Lang, një sulmues anësor i aftë si për të shënuar, ashtu edhe për të shërbyer asiste. Këtë sezon ai ka realizuar 9 gola dhe 15 asiste në 48 ndeshje. I rritur në sektorët e të rinjve të Feyenoord dhe Ajax, është në Club Bruges që gjeti vendin e duhur për shpërthimin e tij.

Holandezi klas ’99 preferon të luajë në të majtë, por mund të luajë edhe në të djathtë dhe si sulmues i dytë. Për ta blerë do të duhen 25-30 milionë euro. Por Lang nuk është i vetmi lojtar i Club Bruges që është shënjestruar nga Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Milani i ka vënë sytë edhe Charles De Ketelaere, 21 vjeçar, i cili ka përjetuar një vit të mrekullueshëm: 18 gola dhe 10 asiste në 49 prezenca. Edhe ai, ashtu si Lang, mund të luajë në disa role: mesfushor sulmues, sulmues e madje edhe sulmues anësor në rast nevoje.

Gazetari ekspert i merkatos, Alfredo Pedullà, konfirmon se talenti belg pëlqehet nga Milani dhe i ka të gjitha karakteristikat që kërkon klubi. Ai dhe Lang janë monitoruar gjatë gjithë sezonit. Por De Ketelaere duket se ka një marzh më shumë. Vlera e kartonit të tij nis nga 30 milionë e lart.

Bëhet fjalë për një lojtar me perspektivë të madhe për të ardhmen dhe i ka të gjitha për të bërë mirë në skuadrën e stërvitur nga Stefano Pioli. Blerja i tij nuk do të jetë aspak e lehtë, por Maldini dhe Massara mund ta provojnë me Club Bruges dhe agjentët e lojtarit.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe