Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Marrëveshja verbale mes Milanit dhe Leaos për rinovimin: të gjitha detajet

Një nga objektivat e Milanit javët e fundit është të arrijë të mbyllë marrëveshjen me Rafael Leaon për nënshkrimin e kontratës së re. Negociatat mes palëve tashmë po vazhdojnë prej muajsh.

Lojtari ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë në fanellën kuqezi, por gjetja e një akordi në planin ekonomik nuk është kurrë e lehtë. Në lojë janë shifra të medha, pa harruar edhe dëmshpërblimin e famshëm ndaj Sporting Lisbonës. Drejtuesit gjithmonë janë treguar të sigurtë, edhe pse janë të vetëdijshëm për vështirësitë.

Rinovimi Leao-Milan: lajmet e fundit janë pozitive

Kolegu i Relevo, gazetari Matteo Moretto ka zbuluar se ekziston një marrëveshje verbale mes Milanit dhe Leaos për një rinovim që nuk do të jetë i përvitshëm. Klubi rosoner do të kishte rënë dakord të paguante një pjesë të gjobës prej rreth 19 milionësh që lojtari duhet t’i paguajë Sportingut. Duhet rikujtuar se CAS e pati shpallur Lille bashkëpërgjegjëse për dëmshpërblimin ndaj klubit portugez.

Për Rafën pritet një pagë prej rreth 5 milionësh neto në sezon. Do të nevojiten kontakte të mëtejshme për të përcaktuar këtë bazë marrëveshjeje, por rrugëtimi duket i mirështruar. Është një faktor i rëndësishëm për t’u marrë parasysh, pikërisht kualifikimi për në Champions League e ardhshme. Kjo mund të ndikojë goxha në operacion.

Pavarësisht disa kërkesave të rëndësishme nga top klube evropiane, Leao dëshiron të vazhdojë rrugën e tij të rritjes me Milanin. Është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e tij të afërt, pastaj më vonë do të shihet.

A është sezoni i Rafës në një pikë kthese?

Të shohim nëse konfirmimet për përshpejtimin pozitiv të negociatave të rinovimit do të mbërrijnë gjatë orëve apo ditëve në vijim. Ndërkohë, klubi rosoner shpreson që lojtari të jetë zhbllokuar më në fund me super paraqitjen e ofruar në Napoli. Shënoi dy gola të bukur dhe tani shpresa është se do të mund të ketë vazhdimësi në paraqitje.

Leao deri më tani ka arritur 11 gola dhe 10 asiste në 36 paraqitje gjithsej midis Serie A, Kupa e Italisë, Superkupa e Italisë dhe Champions League. Janë ende edhe shumë ndeshje përpara për të përmirësuar këtë shifër dhe për të ndihmuar Milanin të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Mister Pioli ka shumë besim tek ai, pret edhe shumë ndeshje të tjera si ajo e Napolit.

You might also like