Milanistat, emocionet kuqezi

Marrëveshja (thuajse) e mbyllur? Vjen përgënjeshtrimi kategorik

123
News

Tifozët milanistë janë të vetëdijshëm se merkato do të hapë zyrtarisht dyert më 1 korrik, por i kërkojnë pronësisë së re të japë një sinjal të fortë për të ruajtur entuziazmin që rrjedh nga fitorja e Skudetos.

Javë shumë e rëndësishme

Është kjo që duhet të jetë java e kthesës për Djallin. Firmat e Maldinit dhe Massarës, njoftimi i goditjeve të para dhe ndoshta disa hapa përpara mbi rinovimet e emrave të mëdhenj. Vera do jetë e nxehtë dhe do të ishte mirë të niset me këmbën e djathtë. Asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë sepse angazhimet do të jenë shumë të shumta dhe me një koeficient mjaft të lartë vështirësie. Prej këtej del edhe zgjedhja e klubit për të mos u mbështetur mbi pritshmëritë, por mbi futbollistë të gatshëm që mund të japin kontribut menjëherë. Këto ditë u fol me këmbëngulje për një lojtar në veçanti, madje për negociata që pothuajse kanë përfunduar por përkundrazi, ka mbërritur përgënjeshtrimi, i thatë.

E vërteta

Këto ditë na patën treguar për një përshpejtim të rëndësishëm në frontin Francesco Acerbi. Sipas Corriere della Sera, Milani do të kishte lëvizur në mënyrë vendimtare për futbollistin biankocelest, që ka pas veshur fanellën e rosonerëve edhe në gjysmën e parë të sezonit 2012-2013, pa lënë asnjë shenjë të prekshme.

Hipotezë e pavërtetë

Burimi i lartpërmendur pohonte se pas humbjes së Botman, Milani kishte vendosur të mos investonte shuma të mëdha në mbrojtje dhe të mbështetej në një goditje me kosto të ulët. I përzgjedhuri do të ishte laciali. Megjithatë, sipas asaj që mësohet nga redaksia jonë, lajmi do të ishte absolutisht i pabazuar. Burime pranë klubit milanist sigurojnë se rosonerët nuk kanë ndërmend të vënë bast për një 34-vjeçar të cilit duhet t’i sigurohet edhe një kontratë trevjeçare, madje duke i garantuar edhe një pagë prej top playeri (2.5 milionë). Dëshmi për këtë është fakti se lidershipi milanez po ndjek profile krejtësisht të ndryshme nga ish-Sassuolo.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe