
Marco Asensio, Milani nuk i ndahet: vjen konfirmimi
Lista e lojtarëve me kontratën në skadencë në qershor 2023 përbëhet nga emra mjaft interesantë. Një prej tyre është padyshim Marco Asensio, një që mund të t’i hapë oreksin shumë skuadrave sezonin e ardhshëm. Edhe asaj që drejtohet nga Stefano Pioli.
Anësori sulmues majorkan do të ishte perfekt në krahun e djathtë të Milanit në 4-2-3-1 e “vjetër” ose në një 4-3-3 të mundshëm. Ka cilësi dhe eksperiencë që do të ishte një upgrade i madh në një rol ku sigurisht që do të nevojiten përforcime. Njëri mes Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers mund të largohet në merkaton e ardhshme verore. Tifozët që në verën e kaluar shpresonin se drejtuesit do të merrnin një anësor të ri, por nuk erdhi. Operacioni u shty.
Merkato Milan, Asensio nën monitorim të vazhdueshëm: vështirësua e aferës
Por marrja e Asensios nuk është aspak i thjeshtë. Sot ai përfiton një pagë rreth 5 milionë euro neto në vit dhe kërkon një kontratë më të pasur. Ndërkohë që agjenti i tij Jorge Mendes kërtkon një komision të madh për vete. Shanset për ta parë lojtarin e Real Madridit me fanellën e rosonerëve janë të pakta.
Por edhe aq sa janë nuk e ndalojnë Milanin që pavarësisht pengesave, të vazhdojë me intensitet të monitorojë situatën. Sipas kolegut gazetar sportiv Niccolò Ceccarini të Tuttomercatoweb: “Klubi i rosonerëve është ende duke menduar për Asension. Një mundësi e rëndësishme, edhe pse shumë do të varet nga kërkesat ekonomike të futbollistit. Dhe nga konkurrenca, duke pasur parasysh se edhe Arsenali është shumë i interesuar”.
Prej kohësh Arsenali indikohet në pole position në garën për anësorin e Real Madridit. Gunnersat, të parët në Premier League, i kanë burimet ekonomike për ta kënaqur atë dhe Mendesin. Në përgjithësi, klubet angleze kanë një fuqi blerëse shumë më të lartë dhe është e vështirë të konkurrosh me ta kur janë në lojë shifra të caktuara. Do të jetë vërtet e vështirë për Djallin për ta siguruar 27-vjeçarin majorkan, që i pëlqen shumë Paolo Maldinit.
Shifrat me Real Madridin
Asensio është rritur në akademinë e të rinjve të Majorkës dhe zbarkoi në Real Madrid më 2015, ku ka realizuar 56 gola dhe 29 asiste në 269 paraqitje. Hera herës është kritikuar se nuk ka një rendiment të qëndrueshme, por talenti i tij nuk vihet në dyshim dhe kushdo që do të mundë ta marrë do të bëjë një Pazar të mirë.
Blancos që në merkaton e kaluar të verës ishin të gatshëm ta shisnin, duke qenë se negociatat për rinovim kishin ngecur dhe klubi donte ta shmangte humbjen e tij me kosto zero. Më shumë se 40 milionët e kërkuara për kartonin e tij larguan çdo pretendent, por edhe vetë lojtari nuk ishte i bindur të largohej, sepse prioriteti i tij ishte të përpiqej të bindte Real Madridin për të zgjatur kontratën.
Gjatë këtyre muajve kontaktet mes klubit dhe Mendes nuk kanë arritur të çojnë në një akord. Nuk përjashtohet mundësia që palët të bien dakord, por sa më shumë kohë që kalon, aq më shumë ndjehet se majorkani mund të ndërrojë fanellën.