Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Mancini, shikoje te Milani: Sandro Tonali është më shumë se për në stol

Kombëtarja italiane nuk përjetoi natën e saj më të bukur në Napoli, kundër Anglisë. Formacioni i Southgate u imponua fort gjatë pjesës së parë (0-2) dhe mund të kishte shënuar edhe 3 apo më shumë gola me rastet e shumta të Grealishin, por talenti i Manchester City u tregua i “i butë” me top dhe mbajti gjallë shpresat e azurrëve.

NJË TJETËR FYTYRË

Azurrët, të cilët në pjesën e dytë, pas disa ndryshimeve që i dhanë hov dhe vrull të ri skuadrës, rizbuluan identitetin, kompaktësinë dhe rrezikshmërinë e tyre. Mbi të gjithë, dukej të ishte Ëilly Gnonto, protagonisti i disa nismave interesante dhe të bukura, të cila, megjithatë, u shndërruar thjesht në disa raste të pashfrytëzuara. Por, në mesfushë, gjëja më pozitive ishte hyrja e Sandro Tonalit. Vërtetë që bie në sy më pak se lojtarët e impenjuar në pozicione të tjera, por për ata që dinë të shohin ai është një kënaqësi e vërtetë për sytë.

Intensitet, cilësi, pozicionim korrekt dhe sjellje inteligjente: breshiani klas 2000 po rritet dukshëm dhe është e vështirë të imagjinohet një mesfushë e Kombëtares azurre pa të. Me karakteristika të ngjashme, në një farë mënyre, me ato të Barellës, Tonali është i aftë të luajë pa e humbur performancën edhe si mesfushor në një mesfushë me tre (siç bënte në Brescia) dhe në një mesfushë me dy lojtarë, si te rosonerët. Cilësi që e bën të paçmueshme praninë e tij dhe i ofron trajnerit të kombëtares, aktualisht Mançinit, mundësinë për të menduar ndryshime të modulit dhe rreshtime të reja taktike me sigurinë që i jep një lojtar që nuk preket në asnjë mënyrë.

NJË LOJTAR BIG DUHET TRAJTUAR SI BIG

Nuk ka dyshim që trajneri e di çfarë bën, por nga ana tjetër është gjithnjë e më e vështirë të mos shohësh atë që shihet: Sandro Tonali ka patur gjithmonë një peshë specifike në skuadrat ku ka luajtur që nuk mund të nënvlerësohet dhe as nuk mund të injorohet. Karizmatik dhe magjepsës, karta e tij e identitetit gënjen paturpësisht tek na tregon se është vetëm 22 vjeç, ai që është një lojtar që ka personalitetin e një 30-vjeçari, të duruar dhe me ekspert. Ndaj, duke marrë parasysh karakteristikat e numrit 8 të rosonerëve, në lidhje me cilësitë e tij mendore dhe karakteriale, është legjitime të pritet një kapërcim i mëtejshëm cilësor në karrierën e Sandro Tonalit, ku si lojtar duke bërë pjesë në grupin azurr, të bëhet gurthemeli i tij. Me përulësinë e tij të zakonshme dhe dëshirën e tij të zakonshme për të vendosur në ndeshje, në një mënyrë që i tërheq menjëherë tifozët, e në mënyrë të veçantë ata rosonerë. Në një mënyrë që, ndoshta, në kombëtare do të fitonte edhe tifozët e besimeve të ndryshme.

You might also like