Milanistat, emocionet kuqezi

Maldini ngre telefonin: Çfarë po ndodh te Milan?

236
News

Paolo Maldini po përgatitet për hapin e fundit të merkatos Milan. Orët e kaluara ju kemi folur gjerësisht për objektivat e rosonerëve: qendërmbrojtësi dhe mesfushori duhet të jenë goditjet e fundit të kësaj fushate verore. Për mesfushën dynden emrat, por nuk mungojnë edhe lajmet edhe për praparojën. Përkundrazi.

Klubit rosoner i duhet të zëvendësojë Alessio Romagnolin dhe është i interesuar dhe i hapur për dhe ndaj profileve të ndryshme. Japhet Tanganga pëlqehet prej disa kohësh, por nuk ka mirëkuptin me Tottenhamin për formulën e transferimit: Milani kërkon huazimin me të drejtë blerjeje, Spurs kërkojnë detyrimin. Një çështje shumë e ngjashme edhe për Abdou Diallo, i cili në preferenca do ta kishte parakaluar mbrojtësin anglez, kjo edhe për shkak të fleksibilitetit të tij. Megjithatë, edhe në këtë rast, PSG kërkon të paktën detyrimin për blerje. Kjo, një zgjidhje e padëshiruar për Djallin. Por vëmendje, sepse, sipas lajmeve më të fundit të merkatos që kanë dalë gjatë këtyre orëve, Paolo Maldini mund t’i habisë të gjithë me një lëvizje surprizë, aq sa madje tashmë do të kishte hedhur edhe hapa konkretë në këtë drejtim.

Duke parë vështirësitë për të arritur te Tanganga dhe Diallo, Milani mund të konsiderojë edhe pista të tjera alternative. Në këtë rast, do të ishte tashmë në mendjen e Maldinit një emër shumë specifik.

Thirrja e Maldinit

Sipas asaj që u raportua në Gjermani nga e përditshmja autoritative Bild, drejtuesi i rosonerëve do të kishte nisur kontaktet me Evan N’Dicka, mbrojtësin e Eintracht Frankfurt, i afruar me Milanin që prej disa kohësh. Maldini do të kishte bërë një video-telefonatë me klasin ’99, padyshim për ta mbajtur të hapur edhe këtë rrugë. Klubi rosoner nuk e ka zhytur ende goditjen ashtu siç dhe nuk ka paraqitur akoma një ofertë zyrtare për gjermanët për N’Dicka, i cili vlerësohet në 18/20 milionë euro. Por ky lajm konfirmon se si Milani është me të vërtetë i interesuar edhe për qendrën franceze. Edhe Sport Mediaset orët e fundit e ka konfirmuar ekzistencën e kësaj piste, e cila mbetet alternativë ndaj emrave të Tanganga dhe Diallo.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe