Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Maldini hedh sytë nga PSG: e pëlqen shumë sulmuesin e ri, është një super talent

Strategjia e merkatos Milan, me përjashtim të ndonjë kthese të papritur, nuk duhet të ndryshojë shumë në funksion të sezonit të ardhshëm. Paolo Maldini dhe Ricky Massara do t’i qëndrojnë besnik linjës.

Që do të thotë se Milani gjithmonë do të kërkojë talentë të rinj ndërkombëtarë, të raportuar nga zona scouting, që ka funksionuar shumë mirë deri më tani. Por do të shkojë edhe në gjueti të mundësive të mëdha.

Maldini nuk do të anashkalonte, faktikisht, asnjë goditje për elementë, tashmë pak a shumë të njohur, në largim, e për rrjedhojë me çmime të favorshme, nga ekipet evropiane të nivelit të parë.

Pikërisht në këtë kuptim duhet lexuar lajmi i dhënë nga Le Parisien. Një futbollist i PSG-së, klubi i pasur dhe i fortë i Ligue 1, duket se është gati të bëjë valixhet.

Hugo Ekitike nuk është i kënaqur në Paris

Milan dhe klube të tjera evropiane padyshim që i kanë antenat e drejtuara kah Parisit. Kështu, duket se një sulmues i talentuar mund të largohet nga PSG që në verën e ardhshme.

Po flasim për djaloshin Hugo Ekitike, sulmues francez klas 2002, i cili nuk ka marrë shumë vlerësime në vitin e tij të parë në Paris. I blerë si një goditje e perspektivës, por me një personalitet të madh, Ekitike po has në vështirësi në përpjekjet e tij për t’u afirmuar.

Vetëm tre gola në 20 paraqitje sezonale për ish Reimsin. PSG e mori në huazim me të drejtë blerje të vendosur në rreth 30 milionë euro. Një shpenzim që klubi i Nasser Al-Khelaifi nuk është ende e bindur ta bëjë.

Kështu situatat e mundshme gjatë verës janë dy. Ose PSG do të vendosë të respektojë marrëveshjen paraprake me Reims dhe e merr në shtëpi Ekitike, për ta transferuar më pas si huazim diku tjetër për ta përmirësuar në merkato. Ose parisienët zgjedhin të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes dhe e rikthejnë qendërsulmuesin 20-vjeçar përsëri në rajonin e Champagne-Ardenne.

Një situatë e gjitha për t’u deshifruar dhe për t’u mbajtur nën vëzhgim për Milanin, i cili e kishte vëzhguar nga afër Ekitike edhe në të kaluarën, autor i një sezoni shumë premtues me Reims më 2021-2022. Është e ditur se rosonerët po kërkojnë një qendërsulmues të ri, të talentuar dhe me nuhatje goli. Numri 44 i PSG-së në teori është i veshur pikërisht me këto karakteristika.

You might also like