Milanistat, emocionet kuqezi

Maldini dhe Massara pa kontratë: ja çfarë po ndodh në Casa Milan

96
News

Nesër, të enjten më 30 qershor skadon kontrata e Paolo Maldinit dhe Frederic Massarës, me Milanin. Pra, në qoftëse Milani do të dojë të zgjasë zyrtarisht marrëveshjen e tyre, koha është sot ose ta bëjë këtë në ekstrem.

Asgjë nuk e pengon zgjatjen e historisë së Maldinit dhe Massara me Milanin në korrik, kohë kur drejtuesit, në fakt do të çliroheshin nga kontratat e tyre përkatëse dhe do të ishin në merkato. Por nuk do të ndodhë. Ose çdo gjë zgjidhet menjëherë, që presupozohet të jetë e sigurtë, ose nuk do të bëhet asgjë. Kështu, ‘La Gazzetta dello Sport’ na tregon sot se si dje u zhvillua një mbledhje e Këshillit Administrativ të klubit rosoner, por në mënyrën më të pabesueshme çështja e rinovimeve të dy drejtuesve as nuk u zu me gojë.

Milan, Maldini dhe Massara presin të nënshkruajnë marrëveshjen e tyre

Kështu, në rendin e ditës kishte çështje administrative, detyrimet ndaj Co.Vi.So.C. dhe UEFA të kërkuara (për Milanin ashtu si dhe për të gjitha klubet) deri në fund të muajit. Ndërsa skadencat e kontratave të drejtuesve, pra, as nuk u shtruan për diskutim. Çështje e kapërcyer – sipas zërave që dalin nga Casa Milan -, me marrëveshjen e arritur prej disa kohësh, por për firmat dhe njoftimet çdo moment është i mirë. Pa stres.

Mirëkuptimi në vija të përgjithshme mes Maldinit, Massarës dhe Gerry Cardinales, aksionisti i ri i mazhorancës së Milanit, në fakt është arritur javët e kaluara, shkruan ‘La Gazzetta dello Sport’. Por mungojnë disa detaje të vogl, për t’u sistemuar brenda pak orëve. Ka një proces teknik, ekonomik dhe disiplinor pune, që duhet respektuar por që do të arrijë në konklizion.

Megjithatë, deri në transferimin e aksioneve të klubit rosoner, Cardinale nuk mund të firmosë kontrata në emër të Milanit. Nevojitet pra që t’i japë një mandat Presidentit Paolo Scaroni ose drejtorit ekzekutiv Ivan Gazidis, ai i cili pati firmosur edhe kontratën e mëparshme të Maldinit. Ata duhet të thërrasin drejtuesit e zonës sportive, ndoshta pasi të kenë kërkuar një tjetër mbledhje të Këshillit Administrativ, për të shqyrtuar dhe miratuar kushtet e reja kontraktuale.

Projektmarrëveshja është tashmë gati, versioni përfundimtar mund të fitmoset shpejt, që sot ose nesër. Për klubin mund të shkohet edhe përtej afatit aktual dhe t’i zyrtarizojë zgjatjet në korrik, aq i madh është besimi. Maldini dhe Massara kanë vazhduar të punojnë në merkato edhe gjatë kësaj periudhe si ‘të pezulluar’. Por kryerja e negociatave mbi një kontratë të ardhshme është e pazakontë, për të mos thënë e paprecedentë.

Sidoqoftë, për dy drejtuesit, ratifikimi i marrëveshjes duhet të mbërrijë sot ose nesër, nuk duhet shkuar më tej. Edhe për shkak se Milani, kampioni në fuqi i Italisë, ka ngadalësuar shumë këtë muaj dhe ka parë që objektiva të ndjeshëm të merkatos verore t’i rrëshqasin nga duart, siç është rasti i Sven Botman, që shkoi te Newcastle dhe Renato Sanches, gati për të zbarkuar te PSG. Klube që vërtetë kanë ofruar më shumë, por ngërçi në rinovimet e drejtuesve krijoi pasiguri dhe ishte vendimtar.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe