Milanistat, emocionet kuqezi

Lukaku te Milan, flet agjenti, ndërsa për Açerbin…

News

Është herët për të kuptuar se çfarë forme do të ketë sulmi i Milanit të sezonit të ardhshëm. Qartësitë në merkato, për momentin, janë të tjera: ju kemi folur shumë për Sven Botman, Divock Origi dhe Renato Sanches. Për të tre futbollistët, rosonerët janë shumë përpara dhe gjithçka sugjeron se tymi i bardhë mund të vijë sapo të përfundojë sezoni.

Vera, pra, do të nxehet me blerjet e anësorit të djathtë dhe me atë të një tjetër qendërsulmuesi. Në plan të parë do të vihet blerja e një sulmuesi të ri nëse Zlatan Ibrahimovic vendos të varë këpucët në gozhdë, hipotezë kjo gjithnjë e më e mundshme.

Kështu, gjatë ditëve të fundit kanë dalë vërtetë shumë emra. Disa të paarritshëm. Mirëpo, ardhja e një pronësie të re, shtyn të bëhen ëndërrë të mëdha.

Nërkaq në Angli ka dalë emri i Romelu Lukakut shumë afër Milanit. Qendërsulmuesi belg po has në vështirësi me fanellën e Chelsea dhe lamtumira e tij e mundshme nuk është për t’u përjashtuar aspak.

Megjithatë vështirë se mund të ketë vërtetë një mundësi për klubin rosoner, por agjenti i tij, Federico Pastorello, ka folur kështu.

Sulmuesit, protagonistë të merkatos – “Do të jenë sulmuesit ata që do të lëvizin merkaton, nuk është vetëm Haaland – deklaron agjenti i njohur –. Vitin e kaluar shumë klube kanë kërkuar një numër 9 dhe nuk arritën dot të merrnin një. Nuk është sekret: Barcelona, ​​Atletico Madrid janë në kërkim të, një do ta marrë Reali. Milani, duke parë moshën e sulmuesve të rij, besoj se është në kërkim të një qendërsulmuesi”.

Përsa i përket Lukakut – “Shumë zhurmë për asgjë. Ai ka në zemër klubin dhe tifozët, por nuk mund të hipotezojmë negociata: Chelsea ka përcaktuar shitjen e klubit, nuk i njohim bashkëbiseduesit, aq më pak nëse hipotezojmë bisedime me Milanin apo me Interin. Duhet të presim”.

Pastorello bën edhe një pasqyrë të së ardhmes së Acerbit, që mund t’i krijojë vend Romagnolit – “Situata është e vështirë prej kohësh. Ai ishte një nga figurat kryesore, tani po preken padrejtësisht aspekte të jetës së personale, ai është një profesionist ekzemplar, që kujdeset shumë për veten, për ushqyerjen, për të qenë gjithmonë në krye. Në fund të sezonit do të flasim me klubin: të punosh në këtë situatë mund të jetë e komplikuar”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe