
Loftus-Cheek, Akturkoglu dhe e ardhmja e Brahimit: merkato Milan, më të fundit sot
Ditë e re, emra të rinj: ja të gjitha lajmet më të fundit të merkatos Milan dhe të gjithë lojtarët e afruar me rosonerët sot, e premte 5 maj 2023
Ogni giorno un nome nuovo. Il calciomercato del Milan non è ancora cominciato ma già oggi – quotidianamente – vengono accostati tantissimi giocatori ai rossoneri, chiamati per la prossima stagione a rinforzare la rosa in maniera significativa e in tutti i reparti. Vi siete persi qualcosa oggi? Nessun problema. In questo articolo vi facciamo il riassunto delle ultime news di mercato, tra suggestioni, sondaggi, interessi reali e fake news. Ecco a voi, i nomi di giornata.
Një emër i ri në ditë. Merkato Milan nuk ka filluar ende, por qysh sot – përditë – me rosonerët afrohen shumë lojtarë, të thirrur për sezonin e ardhshëm që të përforcojnë ndjeshëm skuadrën dhe në të gjitha repartet. Ju ka munguar diçka sot? Nuk ka problem. Në këtë shkrim ne kemi rreshtuar të gjitha lajmet më të fundit të merkatos, duke përfshirë hipotezat, sondazhet, interesat reale dhe fake news. Ja për ju, emrat e ditës:
OMOBAMIDELE
Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e Telegraph, Milani do të interesohej për profilin e mbrojtësit irlandez Andrew Omobamidele, futbollist klas 2002 në pronësi të Norwich City, të cilin Kanarinët do të donin ta shisnin për të financuar sezonin e ardhshëm të blerjeve me objektiv rikthimin në Premier League. Vlerësimi është rreth 23 milionë euro dhe mbi lojtarin do të ishin edhe francezët e Nice. Omobamidele mund të jetë edhe një zëvendësues i ardhshëm i Tomorit, në rast të ofertave të çmendura për mbrojtësin anglez.
LOFTUS-CHEEK
Sipas kolegëve të të përditshmes sportive ‘Corriere dello Sport’, Milani do po përpiqej shumë për Ruben Loftus-Cheek të Chelsea. Mirëpo mesfushori anglez, i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2024, do të duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme në pagë në krahasim me shtatë milionët që merr aktualisht te Chelsea për të kaluar te rosonerët.
AKTURKOGLU
Sipas raportimeve të kolegëve të portalit turk ‘SportArena’, drejtuesit e Milanit do të kishin vënë në shënjestër Karem Aktürkoglu, nën pronësi të Galatasaray. Djalli tashmë është gati të ofrojë 13 milionë euro për të, ndonëse ‘Gala’ për momentin kërkon jo më pak se 15 milionë për ta lënë të largohet. Lojtari po kalon një sezon të mirë në Superligë me fanellën e Galatasarait, për momentin, me 9 gola dhe 6 asiste në 29 ndeshje të luajtura.
BRAHIM DIAZ
Gjithnjë sipas kolegëve të të përditshmes sportive ‘La Gazzetta dello Sport’ mund të ketë një takim midis drejtuesve të kuqezinjve dhe babait të Brahim Diaz, Sufiel Abdelkader, në kërkim të një akordi: kontrata aktuale skadon në fund të qershorit që është edhe fundi i huazimit dyvjeçar. Marrëveshja mes rosonerëve dhe blankosve të Realit është firmosur verën e 2021. Nëse Milan dhe Brahim Diaz gjejnë një akord për qëndrim, do të jetë më e lehtë të bindet Reali. Skema e përcaktuar dy vite më parë dihet: për shpagimin e futbollistit, Milani do të duhet të paguajë 22 milionë euro, ndërkohë që Madridi do të mund të ushtrojë të drejtën e kundërblerjes duke shtuar edhe pesë milionë të tjera më shumë, 27.