Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Leao: pritja e madhe e dyfishtë. Derby: Diçka lëviz. Merkato: ndryshon strategjia

Dy ditë për të shpresuar në një mrekulli që ta zhdukë dëmtimin e Rafael Leaos, për ta patur mes nesh të mërkurën. Por, si për dreq, mrekullitë, kur bëhet fjalë për Milanin, pothuajse nuk ndodhin kurrë. Një pritje e madhe e cila, sidoqoftë, po i lë vendin vetëdijes – brenda dhe jashtë Milanellos – për faktin se të paktën vetëm pasnesër Leaon nuk do ta kemi aty. Nëse do të ishte finalja, me siguri do të kishte bërë gjithçka për ta ringritur përsëri në këmbë, të freskët si të ri, por në një sfidë më shumë se 180 minutëshe dhe ku goli në fushë kundërshtare nuk ka më vlerë, mbase është po ashtu e drejtë ta ruajmë shëndetin e djaloshit për ta patur sërish në dispozicion për ndeshjen e kthimit. Pioli e ka menduar tashmë edhe këtë gjë, domethënë mënyrën se si të kompensohet mungesa e njeriut të tij më të fortë në sulm dhe me siguri që do të na bëjë të ndihemi krenar. Me të gjitha gjasat, në fushë do të zbresë Alexis Saelemaekers, i cili është shfaqur në një gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore gjatë këtyre javëve të fundit. Belgu, të paktën në fazën fillestare, do të veprojë në të majtë edhe pse e dimë se sa Piolit i pëlqen të gjejë zgjidhje të goditura edhe gjatë lojës. Sidoqoftë, në të djathtë, do të rikthehet Brahim Diaz në vend të Junior Messias. Zgjedhje që duken sa të padiskutueshme aq edhe të nevojshme pasi janë këta djemtë që e kanë sjellë Milanin në gjysmëfinale dhe që e kanë akoma ndër sy dhe në mendje rrëzimin e madh të Superkupës së Janarit, me fatin që i ka dhënë një shans të ri këtij grupi që të hakmerret ndaj një prej kundërshtarëve që ka qenë më shumë në gjendje ta vinte në vështirësi, por edhe të përmirësohet në momentet kryesore.

Pritja tjetër e madhe për Leaon është ajo që ka të bëjë me rinovimin e kontratës. Dy takimet e fundit që janë zhvilluar në Milano gjatë javës së kaluar, ku mori pjesë edhe djaloshi, kanë qenë shumë të rëndësishme për t’i dhënë drejtim çështjes. Klubi, përmes drejtuesve të tij më të lartë, hyri në skenë edhe përsa i përket çështjes së gjobës, duke kryer diskutime shumë të thella me Lille, e duke e bërë klubin francez që të kuptojë së vazhdimi i mëtejshëm i kësaj çështje nëpër gjykataduke apeluar vendimin e TAS – i cili deri më qëndron në këmbë pa asnjë presje – rrezikon t’i bëjë të humbasin gjithçka të gjithë. Sepse nëse Lille nuk paguan Sportingun, Leao vështirë se do të firmosë me Milanin me Mendes, i cili mesa po shihet po kërkon prej kohësh që ta çojë djaloshin drejt skadimit të kontratës më 2024 duke e bërë Milanin të humbasë shumë para përsa i përket kartonit të tij por duke bërë që të zhduken edhe 15% e shitjes së ardhme të futbollistit në favor të Lille. Pas dopjo derbit Champions, do të bëhen përpjekjet maksimale në të gjitha drejtimet për të arritur në firmosjen e kontratës së re, duke e mbyllur një herë e gjithmonë, me gjithë respektin për Sportingun, një çështje nga e cila klubi portugez kërkonte 45 milionët e klauzolës së kontratës kur Leao ishte me portugezët.

Ethet për Derby Euro vazhdojnë të rriten duke i dhënë udhë një sërë spekulimesh për biletat e nxjerra në shitje nëpër tregjet sekondare. Por, për ata që përpiqen të fitojnë me çdo kusht në kurriz të pasionit të kolegëve, së shpejti mund të mbërrijë një dush i ftohtë. Sepse ata që kanë qenë me fat në kurriz të të tjerëve, duke i marrë biletat para të tjerëve, mund të jënë objekt i pavlefshmërisë së bashku me operacione të tjera që klubi mund të zbatojë kundër spekulimeve. Kujdes…

Maji bën rimë me strategjitë e merkatos. Ideja e përgjithshme e Maldini dhe Massarës, përveç një qendërsulmuesi të ri e me shumë gola në këmbë, është edhe ajo e marrjes së një mesfushor box-to-box, meqenëse ideja e treçerekfushës klasike është arkivuar tashmë. Profili Loftus-Cheek të Chelsea pëlqen goxha, por do të nevojitet një ndryshim ingranazhi edhe nga ana e anglezëve, pasi tashmë nuk është më një sekret që Loftus-Cheek nuk është më pjesë e projektit të bluve.

You might also like