Milanistat, emocionet kuqezi

Leao nuk rinovon (ende): ja çfarë bllokon gjithçka!

166
News

Qershori ka pak që ka kaluar, e megjithatë nga rinovimi i Rafael Leaos asgjë nuk është parë. Dhe duket se nuk ka të reja të mëdha. Kontrata e yllit më të shndritshëm të Milan do skadon në qershor të 2024, por deri më sot nuk është bërë asnjë përparim. As edhe një. Madje, për më tepër: duket sikur Djalli i ka duart e lidhura, sikur e ka të pamundur të lëvizë. Dhe e gjithë kjo ka të bëjë me një problem të vjetër që lidhet me periudhën në të cilën Sporting Clube de Portugal ishte ende pronar i kartonit.

Sipas Tuttosport, anësori luzitan ka dashur të zgjidhë njëanshmërisht kontratën me klubin portugez, për shkak të një sulmi të pësuar nga disa ultras bardheblu. Sporting nuk e ka tretur kurrë këtë situatë, aq sa ka vendosur një gjobë me vlerë prej 20 milionë eurosh për futbollistin milanist. Agjenti i tij, i fuqishmi Jorge Mendes, kishte propozuar t’ia paguante vetë personalisht. Milani u përpoq të bënte diçka, por pa mundur. Me pak fjalë, sigurisht një nyjë aspak e lehtë për t’u zgjidhur.

Por nuk mbaron këtu: Leao, në akord me superagjentin e tij, ka ndërmend të kërkojë një pagë plot 7 milionëshe neto. Paksa për të shpërblyer dhe vlerësuar atë që bëri sezonin që sapo u mbyll –  ishte lojtari më i mirë i rosoner i sezonit me diferencë nga të tjerët – dhe paksa për shkak të Mendes. Si për të thënë: “unë të paguaj borxhin e 20 milionëve, patjetër, por një pjesë dua të më kthehet edhe mua”. Me pak fjalë, një super pagë për një super lojtar. Ndoshta shumë super: Djalli tani për tani, ka adoptuar gjithmonë një politikë të kontrollit mbi pagat e lojtarëve të tij. “Nëse kërkon shumë, mirë, ja ku është dera”: siç e kanë treguar rastet e Donnarumma, Kessié dhe Calhanoglu. Që mund të ndodhë tani edhe me Leaon? Vështirë të thuhet, por e sigurt është se kjo heshtje i shqetëson shumë milanistët.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe