Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Leao në “Kush e ka parë?”, vështirësitë e portugezit mes modulit të ri dhe kontratës

Kush e ka parë Rafael Leaon? Kjo është pyetja që të gjithë tifozët e Milanit i bëjnë vetes prej disa javësh. Pas një pjese të parë të jashtëzakonshme të sezonit, në fakt, portugezi me fillimin e vitit 2023 duket se e ka humbur rrugën e tij (e bashkë me të edhe Milani). Do të ishin një sërë faktorësh për t’u analizuar, por “debakli” – nëse kështu mund ta quajmë – i ish Lille lidhet kryesisht me dy arsye: njëra me natyrë strikt taktike, ndërsa tjetra sigurisht që ka të bëjë me situtën kontraktualë (dhe gjobën) që i rrotullohet nëpër tru prej shumë, shumë kohësh.

MODULI I RI – Me kalimin në mbrojtjen me tre dhe me rrëshqitjen e Theo Hernandez njëzet metra më përpara në krahun e majtë, portugezi sheh më pak fushë dhe për rrjedhojë më pak hapësirë përballë tij për të synuar shpejtësinë në një kundër një. Francezi me pozicionin prej anësori në të gjithë krahun po e detyron të hyjë më brenda në fushë. Kështu, Rafa futet në mes të grumbullit të lojtarëve në pjesën qendrore të treçerekfushe, duke mos mundur të gjejë kështu atë kiminë e duhur me pozicionin e gjysmë-sulmuesit. Pioli ishte përpjekur edhe në të kaluarën ta vendoste luzitanin pas qendërsulmuesit, por nuk kishte funksionuar. Leao duhet të luajë gjerë sepse nuk i ka karakteristikat për të luajtur nëpër zona të ngushta.

SITUATA E KONTRATËS – “Nuk duket i lumtur për momentin” dhe më pas “Ka shumë presion”. Fjalët e Zlatan Ibrahimoviçit dëshmojnë për momentin e vështirë të Leaos. Bisedimet mes shoqëruesve të tij dhe drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rossi vazhdojnë, por mbetet gjoba për t’u paguar. Për këtë arsye, për të mirën e tij dhe për të mirën e Milanit (i cili tashmë mbështetet plotësisht në lojërat e tij për të ndryshuar ndeshjet), duhet të arrihet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është e lehtë sepse po flasim për një top player në listën e dëshirave të shumë skuadrave, por fanella është e para. Leao duhet të ketë një mendje të lirë që të mund t’i shprehë të gjitha cilësitë e tij dhe të ndihmojë Milanin të dalë nga këto vështirësi.

You might also like