
E PLOTË/ Leao në Instagram: “Jam i lumtur te Milani. Idhulli im? Është edhe Ibra, nëse jo nesër më vret…”
Rafael Leao ka ndërhyrë live në profilin e tij në Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve të disa tifozëve kuqezi. Më poshtë përgjigjet e tij:
Je i lumtur te Milani?
“Po jam i lumtur”
Do të shënosh të dielën?
“Të shpresojmë, do të përpiqemi. Jemi të karikuar”
Goli yt më i bukur?
“Ai i shënuar kundër Beneventos”
Kush janë idhujt e tu?
“Ronaldo, Mbappé, Neymar, Ronaldinho. Duhet të them edhe Ibrahimoviç, se nëse nuk them për të ai më vret”.
Si ndihesh me italishten?
“E flas mirë dhe me qetësi”
Shoku i preferuar i skuadrës?
“Shkoj mirë me të gjithë, janë të gjithë djem të mirë”
Kundërshtari më i vështirë që je përballur në Serie A?
“Skriniar, ai është i fortë”
Cila është ëndrra jote më e madhe?
“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champions League”
Këtu më poshtë është live e gjithë intervista
Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës