Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Leao: Milan, shtëpia ime, Pioli, si një baba. Por për rinovimin…

Sigurisht Rafael Leao ka vënë vulën e tij në kualifikimin e Milanit në gjysmëfinalen e Champions League. Në Napoli, goli i Olivier Giroud vjen pas një aksioni shkatërrues prej treçerekfushës rosonere. Vërtetë shumë mbresëlënëse, një dëshmi e jashtëzakonshme e repertorit të tij.

Portugezi kishte fituar edhe një penallti më herët por ishte vetë Giroud që e pati humbur. Dhe nuk duhet harruar edhe ndeshja e parë, duke parë që kishte marrë pjesë në golin vendimtar të shënuar nga Ismael Bennacer. Është e drejtë t’i kërkosh më shumë një lojtari me cilësitë e tij, kështur pra, nëse Djalli ka kaluar edhe çerekfinalet e Champions League, ka padiskutim edhe ai një dorë dhe të mirë madje.

Në fund të ndeshjes së luajtur në stadiumin Diego Armando Maradona, Leao u ndal para mikrofonëve të Sky Sport: “Bukur të bësh një aksion të ngjashëm me atë që ka bërë edhe një lojtar tjetr i rëndësishëm, si Gullit, i cili ka bërë historinë e Milanit. Jam shumë i kënaqur me punën e skuadrës sime, ka qenë e pabesueshme. Falënderoj tifozët. Mendoj se kjo fitore na jep besim dhe na mundëson të vazhdojmë të ëndërrojmë në Champions League. Fitimi i kupës është e mundur? Po, por fillimisht duhet të mendojmë për dy ndeshjet gjysmëfinale”.

Rafa ka thënë fjalë të bukura për Stefano Piolin por edhe për drejtuesit: “Pioli është personi që më ka bërë lojtarin që jam sot. Ka patur durim dhe më mori për dore sikur të isha djali i tij. Duhet ta falënderoj atë, Maldinin dhe Massarën që më ndihmuan të bëhem ky që jam sot. Tek Milan ndihem si në shtëpinë time, jam i lumtur që jam këtu”.

Arritur në këtë pikë, e pashmangshme mos të pyetur edhe për rinovimin e kontratës, për të cilën nuk thotë shumë edhe pse përsërit se është entuziast të veshë fanellën e kuqezinjve: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, Milani është shtëpia ime. Kam akoma një vit kontratë, po flasim. Ka disa gjëra për të rregulluar, por më e rëndësishmja tani është se jemi në gjysmëfinale dhe po kalojmë një sezon të mrekullueshëm. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën”.

You might also like