Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Leao: “Ky është Milani. Festa pas golit? Kritikat më karikojnë”

Rikthehet të shkëlqejë në mbrëmjen e duhur. Në Diego Armando Maradona Stadium, një paraqitje e shkëlqyer dhe dy gola në fitoren 4-0 të Milanit kundër Napolit. Rafael Leao prej kohësh nuk kishte qenë kaq protagonist dhe kaq në qendër të kritikave të ndryshme. Nuk kanë qenë të paktë ata (edhe tifozë) që vunë në dyshim vlerën, mbi të gjitha në lidhje me shumën e madhe të parave që kërkon për rinovimin e kontratës. Një kënaqësi për sytë që e ripamë sërish të performojë në një nivel të lartë, tani duhet të ketë vazhdimësi.

Rafa Leao i lumtur pas Napoli-Milanit

Në përfundim të Napoli-Milan ndërhyri në mikrofonët e DAZN: “E dinim që ishte një ndeshje e rëndësishme kundër një kundërshtari të madh që po kalon një sezon të madh. Kemi dëgjuar disa fjalë jashtë Milanit dhe kjo na dha energji shtesë. Dua të falënderoj tifozët dhe ekipin, ne bëmë një punë ekipore. Ishte një ndeshje ekipore, ky është Milani”.

Rafa pyetet edhe për festën e tij pas golit, të cilin shumë tifozë naporitanë e kishin parë si provokim ndaj kundërshtarëve por që përkundrazi kishte një kuptim tjetër: “Dua vetëm të përgjigjem në fushë. Më pëlqen ta dëgjoj trajnerin tim dhe njerëzit që punojnë këtu. Nuk më interesojnë njerëzit që janë jashtë klubit. Megjithatë kjo gjë më karikon edhe më shumë. Kam pasur disa muaj të komplikuar, tani e kam gjetur veten falë trajnerit dhe skuadrës sime”.

Është bukur t’i kthehesh golit, diçka që i mungon që nga 14 janari: “Ndihem në mënyrë të pabesueshme. Por edhe po të mos kisha shënuar, sidoqoftë do të kishte qenë një ndeshje e bukur. Jam i kënaqur”.

Nuk ka asnjë rrezik për t’u mbingarkuar për ndeshjet e ardhshme, veçanërisht ato të Champions League kundër Napolit: “Jo. Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për kampionatin, ne duam të arrijmë objektivin tonë. Ndeshja e Champions League do të jetë diçka tjetër. Tani kemi Empolin në shtëpinë tonë dhe duam të fitojmë”.

Në fund të ndeshjes ndërroi fanellat me Kvaratskhelia dhe pranoi se e admironte shumë gjeorgjianin: “Nuk e di nëse jemi lojtarët më të mirë në Serie A. Mund të them që jam një fans i madh i Kvara, është një lojtar i madh që më pëlqen për atë që bën në fushë. Mund të them është pak i ngjashëm me mua, dëshiron të dalë përballë me kundërshtarët dhe po kalon një sezon të madh”.

You might also like