Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Leao, jo Leao? Ky është problemi!

Pitch and roll. Pitch and roll. Tifozët e Milanit vuajnë nga dallgët e larta të kësaj faze të sezonit, të përcjella me momente qetësie. Jashtë metaforave detare, emocionet e forta, intensive dhe pozitive të Champions League alternohen me rezultatet më të fundit zhgënjyese në kampionat. Zgjidhja ka vetëm një emër dhe mbiemër: Rafael Leao. Kampioni portugez po kalon momentin më të keq që kur ka veshur fanellën rosonere. Në fillim të aventurës së tij milaniste, i mungonte ndoshta një lloj vazhdimësi, por kur ai përshpejtonte, avancimet e tij ishin gjithmonë shkatërruese, driblimi i tij spektakolar dhe argëtues.

Sezonin e kaluar, medoj se është e kotë të kujtoj, se ai që u zgjodh si lojtari më i mirë i kampionatit. Rafa ishte i zoti në transformimin e çdo paraqitjeje të tij në një kaleidoskop ngjyrash, në fishekzjarre të ndritshme dhe emocionuese të denja për festën e 14 korrikut në Paris, përballë Harkut të Triomfit. Asnjëherë Leao, muajt e fundit, nuk i ka arritur ato maja, por, asnjëherë nuk ka pas rënë as në nivelet aktuale. Sot sulmuesi portugez duket se ka humbur çdo besim tek aftësitë e tij, pothuajse i dorëzuar kah gabimit. Vërehet nga shprehja e fytyrës, nga qëndrimi i trupit. Përse ra në këtë kurth? Si mund të dalë prej tij lojtari më vendimtar në skuadrën rosonere? Ka nga ata që janë të bindur se situata e tij kontraktuale po ndikon shumë edhe në ndeshjet e tij të fundit, veçanërisht nëse shtojmë edhe çështjen që ka të bëjë me gjobën.

Ndoshta mungon qetësia sepse e sheh krejtësisht e mjegullt të ardhmen. Ndoshta shoqëruesit, nuk po e ndihmojnë asfare për ta qetësuar a ndoshta nuk ka marrë ende një drejtim. Siç thamë, Stefano Pioli tani duhet të gjejë zgjidhjen e këtij problemi, i cili sigurisht që po ndikon në ecurinë e Milanit. Ta lërë në pankinë për të rifituar besimin apo ta nxjerrë në fushë si titullar, sepse, përmes një goli apo një paraqitjeje të mirë, ndoshta rizbulon the joy of life? Vendimi nuk është i lehtë. Ndoshta do të varet nga seancat e ardhshme stërvitore por mbi të gjitha ndoshta duke e parë në sy. Me pak fjalë, siç ka ndodhur në shumë raste, nën drejtimin e tij, Stefano Pioli ndodhet përsëri përballë një udhëkryqi të rrezikshëm. Fati i Milanit në Itali dhe në Evropë do të varet nga zgjedhjet e tij, por edhe nga rikthimi i Leaos në gjendjen më të mirë. Mendimi im? Unë nga qerrja e Leaos nuk zbres kurrë!!

You might also like