Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Leao e merr dhe mund ta çojë Milanin drejt synimeve shumë të mëdha

Pas dy muajsh, Milani iu rikthye fitoreve në San Siro, duke kurorëzuar një javë të shkëlqyer në të cilën u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League. Një tjetër paraqitje e mrekullueshme e Rafael Leaos ishte e mjaftueshme për të mposhtur një Leçe shumë të mbyllur në gjysmën e tij të fushës, autori i një dygolëshi të shënuar me kokë pas një asisti të Tonali dhe me shpërthimin tashmë të zakonshëm në progresion.

Fitore thelbësore

Ishte thelbësore që Milani të rigjente fitoren: para derbit, kuqezinjtë do të kenë edhe tre ndeshje të tjera plus asaj të djeshme dhe është e qartë se pikët duhet grumbulluar çdo pikë e mundshme për të arritur zonën e Champions League përpara gjysmëfinales së dyfishtë kundër Interit. Por edhe sepse të shtunën është përplasje direkte e Romës, mysafire sonte në Bergamo kundër Atalantës: “I thashë skuadrës – shpjegoi Pioli për DAZN pas ndeshjes – se ndeshja e sotme dhe ajo e radhës në Romë do të jenë ndeshje që do të përcaktojnë renditjen tonën përfundimtare: nuk kemi nevojë për stimuj të tjerë, e dimë se sa e rëndësishme është të përpiqemi t’i arrijmë ato që kemi përpara dhe të përpiqemi të fitojmë sa më shumë në këtë finale”.

Leao vendimtar

Dhe me këtë Rafael Leao, jeta e Milanit mund të jetë më pak e vështirë sesa pritej… Portugezi shënoi dy herët rradhazi në dy ndeshjet e fundit të luajtura si titullar në kampionat, duke arritur në 12 gola (rezultati i tij më i mirë personal) në Serie A. Është një lojtar që që është rikthyer të shkëlqejë përsëri, gjithnjë e më vendimtar, praktikisht i pakapshëm sidomos në territoret italiane, por edhe në ato europiane. Me të në fushë Milani, ndihet i fortë dhe i rrezikshëm edhe kur nuk e ka topin. Për për të dhe për Milanin këtë vit mund të realizohen shumë ëndrra…

You might also like