
Largimi i Piolit: tani Cardinale po mendon për një emër të bujshëm
Stefano Pioli do ta luajë pankinën e Milanit në pjesën e fundit të sezonit. Rezultatet do të jenë i vetmi gjyqtar suprem, ai që do të vendosë nëse trajneri emilian do të qëndrojë apo jo në drejtim të klubit rosoner. Kjo do të ishte linja e klubit, i cili në fund të sezonit do të gjykojë punën e të gjithëve.
Rrugëtimi në Champions League sigurisht që do të jetë i rëndësishëm në vlerësim. Por objektivi i vërtetë është kualifikimi në Champions League e sezonit të ardhshëm. Mungesa e këtij hapi themelor mund të jetë fatale për Piolin (dhe jo vetëm). Gerry Cardinale e konsideron të domosdoshme – për arsye ekonomike, por edhe për prestigjin dhe rëndësinë ndërkombëtare të klubit – të përfundojë në top katërshe. Përndryshe, do të procedojë me një ndryshim të thellë dhe rrënjësor.
Për këtë arsye tashmë po qarkullojnë emrat e shumë profileve trajnerësh që mund të marrin trashëgiminë e Piolit te Milani. Ditët e fundit, për shembull, ju kemi folur për Luis Enrique. Por tani lajmet e fundit nga casa Milan flasin për një tjetër emër absolutisht të bujshëm për stolin e rosonerëve.
Pista që të çon te Luis Enrique, edhe pse intriguese, mund të ndeshet me disa problematika të natyrës ekonomike. Në fakt, ish-trajneri i Romës dhe trajneri i Spanjës mund të kërkojnë një pagë mjaft të rëndësishëm për arkat e rosonerëve, veçanërisht në rast të një moskualifikimi për në Champions League. Nuk është aspak një hipotezë për t’u hedhur poshtë a priori, por që megjithatë mbetet komplekse.
Për të mos folur më tej për sugjestionin Antonio Conte. Shumë – madje përfshirë edhe media shumë autoritare – e kanë afruar ish-trajnerin e Juventusit dhe nerazurrëve me Milani. Por nëse nga njëra anë mund të jetë absolutisht e vërtetë që Conte do të donte stolin e rosonerëve, nga ana tjetër të besosh se Djalli mund të përballojë një pagë (dhe kërkesat e merkatos) si ato të trajnerit leçez është një çmenduri e pastër. Nuk duhet të mashtrojmë apo tallemi me askënd. Por atëherë, kush mund të vinte? Është e përditshmja Messaggero që prej ditësh po përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Në fakt, sipas gazetës romane, Milani është duke konsideruar seriozisht Maurizio Sarrin, i cili po shkon shumë mirë te Lazio. Një profil i rëndësishëm, por i aksesueshëm nga pikëpamja ekonomike dhe shumë i zoti në rritjen vlerës së materialit njerëzor në dispozicion. E ardhmja e ish Napolit në kryeqytet nuk është ende e sigurt, nisur nga fërkimet me drejtorin sportiv biancoceleste, Igli Tare. Për Sarrin po mendojnë edhe shumë klube të tjera si Tottenham, Fiorentina, Everton dhe West Ham, por Milani do të ishte në rreshtin e parë nëse Pioli thotë lamtumirë.