
Lajmi i mesnatës / Shkarkohet Pioli? Po qarkullon një lajm i bujshëm: “Duket se…”
Pas barazimit shumë të shëmtuar në shtëpi kundër Kremonezes, po qarkullojnë sërish disa lajme shumë të rënda për të ardhmen e Stefano Piolit te Milani
Në mes të luftës Champions, vetëm pak ditë nga fundi i një sezoni të zjarrtë, Milani ngec bujshëm midis mureve miqësore të San Siros kundër një Kremoneze të vendit të parafundit në klasifikim. Një stop i rëndë, që i përcjell rosonerët direkt në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Atalantën (e pesta) dhe Romën (e shtata). Një rezultat i papranueshëm, aq sa edhe disa zgjedhje të Piolit, i cili – sipas shumë tifozëve dhe specialistëve – nuk po arrin dot ta menaxhojë skuadrën e tij në angazhimin e dyfishtë mes Serie A dhe Champions League.
Shumë, shumë turnover dhe rrëshqitje të papritura. Sepse, nëse nga njëra anë është sigurisht e vërtetë që linjat e dyta të Milanit nuk janë të barabarta me titullarët, është po aq e vërtetë që kjo skuadër duhet të jetë ende në gjendje për të mposhtur kundërshtarë të një niveli të caktuar. Sidomos në shtëpi. Zhgënjimi i shumëfishtë në kampionat sigurisht që e ka përflakur ambjentin rosoner. E gjatë orëve të mbrëmjes janë rishfaqur edhe disa lajme të bujshme në lidhje për të ardhmen e Stefano Piolit në pankinën e Milanit.
Përsëri në dyshim
Le t’ia fillojmë duke thënë se ecuria e Milanit në Champions League këtë sezon është thjesht e jashtëzakonshme, deri më tani. Por nuk është aspak e pranueshme (madje edhe në idetë e drejtuesve të lartë të klubit) të hiqet dorë nga kampionati, me rrezikun e madh për të mbetur pa asgjë në fund të sezonit. Moshyrja në Champions League do të ishte katastrofike për Milanin, nga shumë këndvështrime.
Dhe shifrat e rosonerëve në këtë kampionat 2023 janë të pamëshirshme: vetëm 6 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje në 18 ndeshje. Mbrojtje e përthyeshme dhe sulm shumë steril. Dhe fantazma e vendit të shtatë – që madje do të nënkuptonte thjeshtë Conference League – është fare afër tanimë. Me pikë të barabarta, deri tani. Nën dritën e këtij skenari, calciomercato.com ka rilançuar një lajm vërtetë të rëndë për Piolin.
Duke analizuar pikërisht zgjedhjet dhe gabimet e trajnerit të rosonerëve, kolegët e cm.com kanë zbuluar se pa kualifikimin në Champions League e veitit tjetër, e ardhmja e Stefano Piolit mund të rikthehet realisht në pikëpyetje në fund të sezonit. Një dështim kaq i madh në kampionat – duke përjashtuar një mrekulli në Champions League – mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë Piolit.