Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Kush është më i fortë se Maignan? Edhe Donnarumma e shikon nga poshtë

Që kur është kthyer midis shtyllave të portës rosonere, pas 5 muajsh mungese për shkak të dëmtimit, është rikthyer të bëhet më e shpeshtë pyetja: a është Mike Maignan portieri më i fortë në botë? Përgjigja është po, ose të paktën pas tij dhe Courtois të gjithë të tjerët duket se janë në rresht.

Donnarumma kush?

Siç na zbulojnë sot kolegët e të përditshmes sportive Gazzetta dello Sport, e cila bën të njëjtën pyetje, Mike Maignan dhe portieri i Realit Thibaut Courtois tani duket se janë portierë që i ngjajnë një kategorie tjetër. Kolegë të shquar si Allison, Oblak dhe Ederson nuk kanë të njëjtën vijimësi të performancës apo të njëjtën aftësi për të qenë vendimtar.

Ah po, edhe Gigio Donnarumma: pikërisht ai portier të cilit te Milani Mike i barti një trashëgimi që dukej shumë e rëndë por që të cilën shqiponja rosonere e ngriti në qiell duke e bërë të binte në harresë pa pikën e pishmanit. Maignan është Milani sot dhe është një far në dhomat e zhveshjes rosonere, siç dëshmohet nga elozhet që dalin edhe nga gojët e shokëve të tij: nga Tomori te Messias, madje deri te një Adli që këtë vit ka luajtur vetëm thërrime ndeshje.

Ora et labora (Lutu dhe puno)

Rregulli i San Benedetto-s, murg i shekullit të pestë, e ka bërë të njohur moton e famshme: “Ora et Labora” (Lutu dhe puno). Kjo vlen edhe për jetën e Mike Maignan, i cili është një besimtar i zjarrtë, pasi nuk pushon së dëshmuari në postimet e tij sociale, në të cilat përdor gjithmonë pak fjalë, por çdo herë në gjendje për të motivuar këdo dhe për të lartësuar mbështetësit e rosonerëve dhe jo vetëm.

Përveç kësaj, kemi të bëjmë me një punëtor të pabesueshëm: që nga ditët e tij të para në Milanello, filtronin zëra për një portier të palodhshëm, të pakënaqur kurrë me dëshirën për të punuar dhe përmirësuar vetveten vetëm nga kampionët e mëdhenj. Një profesionalizëm që ia njohu edhe vetë Tomori në intervistën e tij në fund të ndeshjes ndaj Napolit: “Majk transmeton shumë qetësi në skuadër dhe jashtë fushe është shumë profesionist”. Një far, një udhërrëfyes që i ka munguar prej kohësh Pioli dhe Milanit por që sot po na bën më krenarë se kurrë gjatë këtyre viteve të fundit.

You might also like