
Kur Kaka, shënonte golin e fundit me Milanin në San Siro (VIDEO)
E mbani mend të gjithë shprehjen e famshme të recituar nga Galliani, të marrë nga një këngë e famshme e Antonello Venditti. “Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, bëjnë xhiro pafund e pastaj rikthehen”, fjalë ikonike në historinë e muzikës me të cilat Galliani lajmëronte në fund të sesionit veror të merkatos së 2013, synimin e Milanit për të rikthyer Kakà te rosonerët nga Real Madrido.
Që nga transferimi i tij te Blancos më 2009, çdo sesion të mëpasshëm të merkatos qarkullonin vazhdimisht zëra për një rikthim të mundshëm te Milani të një Kaka që në Madrid ishte larg niveleve të lojës të treguara në gjashtë vitet me rosonerët.
Midis taksave armiqësore dhe ndalimit të investimeve në fazën e fundit të presidencës së Berlusconit, mundësia për të rikthyer Kakà u materializua vetëm në verën e vitit 2013 kur Real Madridi, i zhgënjyer nga performanca e Ricky, e la të lirë, duke i dhënë mundësinë Gallianit të materializojë një tjetër blitz në tokën iberike.
Kaka rikthehet në një Milan krejtësisht të ndryshëm nga ai që la. Skuadra që i ishte besuar Allegrit, pati fituar një kualifikim të vështirë në Champions League dhe po përgatitej ta përballonte sezonin e ri sigurisht jo me ambicie të mëdha.
Pas mbetjes jashtë luftës për vendet e para në Serie A, Milani është në vështirësi dhe jo pak. Për Kakà, sido që të jetë, vjen një kënaqësi e madhe. Në ndeshjen kundër Atalantës në San Siro, braziliani shënoi golin e tij të 100-të për Milanin, në të dielën para shkarkimit të Allegrit pas humbjes 4-3 me Sassuolon, me një poker të Berardit.
Kakà, golat e fundit për Milanin
Në vend të Allegrit vjen Seedorf, në përvojën e tij të parë si trajner. Është pikërisht ai që drejton Milanin në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Champions League para një mungese shtatëvjeçare. Ajo u luajt në Calderon, në ndeshjen e dytë të fazës së të tetave të finales kundër Atletico Madrid që eliminoi kuqezinjtë me një 4-1 të pastër. Pikërisht me golin e nga Kakà, golin e fundit milanist në kompeticionin më të lartë. Do të kalonin shtatë vjet para se të shihnim një tjetër, atë të Ante Rebiç në eliminimin 3-2 kundër Liverpool në Anfield Road.
Eliminimi nga Champions League e lë atë Milanin me një objektiv të vetëm ngushëllues, që të paktën të arrijë kualifikimin në Europa League në kampionat. Më 29 mars 2014, në San Siro, rosonerët presin Chievon. Është një moment i mirë për Milanin, i cili imponohet me një fitore të pastër 3-0 ndaj miqve falë një dygolëshi të Kakà. Goli i parë, vetëm përballë Sorrentinos, pas një asisti të Hondës. I dyti, në stilin e kohëve më të mira te rosonerët, me një goditje të shkëlqyer nën shtyllën e dytë. Atë ditë Ricky po luante ndeshjen e tij të 300-të për Milanin, të fundit me gol.
Kakà, do të bënte edhe shtatë paraqitje të tjera, përpara se të largohej përfundimisht nga një Milan që nuk arrin të kualifikohet për në Europa League, një turp për një klub të pranishëm vazhdimisht në kupat evropiane që nga fillimi i mijëvjeçarit. Kundër Sassuolos, ndeshja e tij e fundit në San Siro me përshëndetjen e merituar pasiqë kishte nderuar, si gjithmonë, fanellën që e bëri legjendë të futbollit botëror.