Milanistat, emocionet kuqezi

Kthesë e bujshme: “Mund të shkatërrohet plotësisht!”

News

Implikime të pabesueshme në horizont për të ardhmen e klubit milanist, ajo që ishte e sigurt deri pak ditë më parë mund të ndryshojë rrënjësisht

Nga parajsa në ferr, brenda pak ditësh, deri në hiperuranium në rast kthese të dyfishtë pozitive.

Milani po luan të tashmen dhe të ardhmen në fushë, me Skudeton një hap larg dhe në sferën koorporative, ku mund të ndodhë shitja nga fondit Elliott ndaj një pronësie tjetër.

Deri pak ditë më parë dukej evidente shitja e shumicës së aksioneve të klubit milanist. Por tani disa burime pretendojnë të kundërtën. Do të ishte kaos total. Afera ka të ngjarë të shkatërrohet në mënyrë dramatike.

Fondi arab Investcorp, i drejtuar nga sipërmarrësi Mohammed Al Ardhi, do të ishte mërzitur jo pak nga disa bezdi të papritura. Siç zbulohet nga La Gazzetta dello Sport, dhe siç jua kemi treguar para pak orësh, nga Investcorp është lëshuar një ultimatumi ndaj Elliott.

Marrëveshjet do të ishin arritur ditë më parë, shuma e rënë dakord do të kishte qenë gati për t’u kaluar. Me pak fjalë, operacioni do të ishte afër mbylljes, por disa faktorë të ndryshëm kanë shkaktuar një çarje që do të duhet të riparohet menjëherë për të mos u bërë e pariparueshme. Që kanë të bëjnë me përfshirjen në negociata të fondit RedBird Capital, pasi Elliott i pati dhënë ekskluzivitetin blerësit arab.

Ndërkohë që burimet flasin për një rritja të papritur të kërkesës nga pronarët aktualë të Milanit, pasi ishte vendosur tashmë çmimi i shitjes. Ndërkohë, gjithnjë sipas burimeve mediatike, problem është bërë edhe statusi i negociatave, që do të thotë se anëve të Londrës nuk ka më vullnet për të shitur shumicën e aksioneve të klubit të rosonerëve. Gazetari i Il Sole 24 Ore, Carlo Festa, shpjegoi se: “Elliott e ka ngrutyr shumë kërkesën për aksionet e Milanit pasi ka parë vlerësimet shumë të larta në shitjen e Chelsea. Klubi anglez kushtoi 4.5 miliardë euro, ndërsa rosonerët do të ishin shitur për vetëm 1.18 miliardë. Kështu, pa një rritje të ofertës nga Investcorp, familja Singer mund të mbajë ende për vete Milanin”.

Gazetari nuk përjashton që të ofrohen edhe palë të tjera për të blerë Milanin: “Ka mundësi për ndërhyrje të tjera, por fillimisht duhet të refuzohet oferta e Investcorp. Së pari i duhet dhënë një përgjigje Investcorp, ata bënë pjesën më të madhe të punës”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe