Milanistat, emocionet kuqezi

Konfirmohet! Maldini i beson, tani duhet kthesa e madhe. Zero gabime: është koha për të shkëlqyer

217
News

Milani e ka zyrtarizuar shpagimin e tij prej ditësh. Dhe nuk ishte aq i padiskutueshëm. Edhe për shkak se futbollisti në fjalë nuk pati zhvilluar ndonjë farë sezoni të madh. Shumë ngritje por edhe rrëzime të shumta. Maldini në radhë të parë por edhe Pioli kanë dashur të besojnë në cilësitë e djaloshit, duke i dhënë një shans të dytë. Tani gjithçka varet nga ai: Junior Messias. A do të jetë mundet të rikonfirmohet përsëri?

E dimë shumë mirë, braziliani ka patur një jetë shumë të komplikuar. Deri dhjetë vjet më parë ishte thjesht një shpërndarës dhe vetëm pesë vjet më parë ka luajtur (dhe dominuar) në Serie D me fanellën e Chieri. Dhe krejt papritur, pas një sezoni të mrekullueshëm me Crotone – pavarësisht rënies -, vjen thirrja më e rëndësishme. Ai tren që kalon vetëm një herë në jetë. Ajo e vetmja – dhe e pabesueshmja – mundësi në të cilën nuk mund të jesh thjesht pasagjer. Jo, ti je protagonisti. Tani është radha jote. Dhe ai rast quhet Milan. Messias nuk e la të kalonte së dyti. U përgjigj, gati.

Nuk e nisi shumë mirë sezonin, për fat të keq. Paksa sepse mbërriti ditët e fundit të merkatos, paksa për shkak të problemeve të njohura të ambjentimit (le ta themi, duke shkuar nga Crotone, me gjithë respektin, te Milani, do të çmendej gjithkush, sidomos dikush si ish Peshkaqeni) dhe paksa edhe për shkak të gjendjes së jo të mirë fizike dhe për shkak të dëmtimeve të shumta që e patën munduar. Por ai, si luftëtari i madh që është, nuk i la problemet të nxirrnin krye dhe u përgjigj në fushë. Goli me të cilin Djalli shkatërroi Cholismo dhe Atletico Madrid mban firmën e tij. Atë të Junior Messias. Në Champions League. Në Wanda Metropolitano. Shënoni një ish fatorino. Goli, kurorëzues i një ëndrre, i një karriere, i një jete plot vështirësi.

Por ëndrra e Messias nuk mund dhe nuk duhet të përfundojë këtu. Është një tjetër sezon, është edhe një betejë tjetër për t’u zhvilluar. Tani nuk e ka më problemin e ambjentimit. Jo, sepse tani i njeh të gjithë në mënyrë perfekte. Tani gjithçka varet nga ai. Ylli i Junior Messias është gati të ndriçojë të gjithë San Siron.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe