Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Koha për ekzaminimin e ndërgjegjes: ndryshimi i shpirtit para ndryshimit të modulit

Hera e fundit që kampionati ndaloi ishte fillimi i nëntorit, Botërori ishte në prag dhe Milani ishte 7 pikë prapa Napolit, por me shpresën për të rikuperuar disavantazhin në fazën e dytë të sezonit. Por në vend të kësaj, nga janari e këtej, gjërat shkuan të tilla sa as edhe në makthet më të këqija nuk mund të mendohej: performanca e Milanit më 2023 është një nga më të këqijat në Serie A dhe ndoshta në të gjitha kampionatet që kanë rëndësi në Evropë dhe, nëse nuk do të kishte qenë për paraqitjen e shkëlqyer të dyfishtë kundër Tottenhamit, gjërat mund të kishin qenë edhe më keq. Tani Pioli ka mundësinë të marrë frymë dhe të kuptojë se çfarë duhet për t’u përmirësuar.

No stop

Nga 4 janari e këtej, dita kur kampionati rifilloi me fitoren e Milanit në Salerno, nuk pati asnjë moment qetësie, sidomos për një ekip si ai i Piolit, i cili ishte i angazhuar në shumë fronte të ndryshme. Muaji janar ishte një lojë e vazhdueshme, por rezultoi të ishte edhe një dështim total: tridhjetë ditë që kanë hapur një vrimë te Milani, kampion i Italisë, të cilën Stefano Pioli është përpjekur ta mbyllë gjatë kohës duke filluar me derbin e kthimit në kampionat, të humbur 1-0.

Ndryshimi ishte mbi të gjitha në nivel taktik dhe pas një ndeshjeje të parë, asaj ndaj Interit, ku rosonerët morën përmasat, mbërriten 4 fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League pa pësuar asnjë gol. Kështu rosonerët menduan se kishin dalë nga kriza, duke besuar se edhe prodhueshmëria në sulm, e dobësuar me strukturën e re, do të rritej ndërkaq. Por kështu nuk ndodhu.

Ndryshimi i ri?

Marsi nuk i arriti nivelet e janarit për nga tmerri rosoner, por iu afrua: zero fitore, dy humbje dhe dy barazime. Vetëm tre gola të shënuar, njëri prej të cilëve erdhi në kohën shtesë dhe tjetri nga një penallti. Një rendiment që ka bërë të rrëzohen paletat e vendosura me nxitim nga Pioli në fillim të shkurtit.

Mirëpo tani, më në fund vjen një periudhë pushimi. Trajneri rosoner mund të ndalet vërtetë një moment për të bërë një diagnozë më të thellë të problemeve që kanë prekur Milanin në këtë 2023.

Trajneri nuk do të ketë në dispozicion 16 lojtarë të impenjuar me ekipet e tyre kombëtare dhe do të drejtojë për pak më shumë se një javë seancat stërvitore në rangje të reduktuara, por me stafin e tij do të mund të përpiqet të marrë kundërmasa më efektive në funksion të një finaleje sezoni që premton të jetë i zhurmshëm. Në këtë kuptim, Pioli mund të vendosë ta ridizajnojë më tej Milanin e tij, ndoshta duke e kthyer në atë me 4 në mbrojtje, për të siguruar që faza sulmuese të kthehet në atë që ka qenë dhe të marrë disa kundërmasa taktike për të shmangur vuajtjet aq shumë mbrojtëse. Por para kësaj, mund të nevojitet një ndryshim shpirti, qëndrimi, që shpresojmë të jetë më afër atij të parë në netët evropiane kundër Spursave.

You might also like