Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Kërcënimet ndaj Theo Hernandez dhe të birit nga tifozët e Napolit: Përgjigja e Leaos (FOTO)

Rrjetet sociale janë një shpikje e bukur dhe mund të jenë shumë të dobishme kur përdoren në mënyrë korrekte. Fatkeqësisht, ka shumë injorantë dhe shumë budallenj (siç quhen rëndom) që mund t’i përdorin dhe të shfryjnë mungesën e tyre të plotë të neuroneve.

Gjatë orët të kaluara një viktimë e fyerjeve dhe frazave të tjera të turpshme ka qenë Theo Hernandez. Ylli i Milanit ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me djalin e tij të vogël Theo Jr, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të parë. Një imazh i bukur që i dha rastin shumë njerëzve të shkruanin fjalë të papranueshme si ndaj lojtarit ashtu edhe ndaj fëmijës, përfshirë mesazhet vdekjeje.

Rafael Leao ndërhyn pas ofendimeve ndaj Theo Hernandez dhe të birit

Ka qenë të panumër ata njerëz që kanë e dënuar sjelljen e turpshme ndaj Theo Hernandez dhe djalit të tij. Mes tyre është edhe Rafael Leao, i cili ka shkruar të tijën për këtë çështje të trishtë në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Rafa Leao mbështet Theo Hernandez pas kërcenimeve në rrjetet sociale
Rafa Leao mbështet Theo Hernandez pas kërcenimeve në rrjetet sociale

Ja çfarë shkruan sulmuesi anësor i Milanit: “Për fat të keq, rrjetet sociale janë një mjet përmes të cilit të gjithë mendojnë se mund të thonë atë që duan. Nuk ndodh asgjë, vëlla. Zoti është gjithmonë me familjen tënde”.

Sigurisht gjesti i Leaos do t’i ketë pëlqyer ish mbrojtësit të Real Madridit, i cili po merr solidaritet nga shumë e shumë njerëz. Njëri mbërriti edhe nga Pescara Calcio: “Si mund t’i urosh vdekjen një personi dhe fëmijës së tij? Solidariteti ynë me Theo Hernandez, një tjetër sportist objekt i komenteve… që nuk kanë të bëjnë me sportin”.

Edhe Pescara Calcio në anën e Theo Hernandez
Edhe Pescara Calcio në anën e Theo Hernandez

Klubi abrucez, tani në Serinë C, ka shtuar edhe konsideratat e mëposhtme pasi lexoi disa komente: “Dënimi i çdo fraze ofenduese dhe mosrespektuese ndaj një lojtari (pavarësisht fanellës së veshur) duhet të na gjejë të gjithëve dakord. Megjithatë, duke gjykuar nga komentet, nuk është kështu. Kërkohet, me çdo kusht, të stigmatizohet një sjellje e tillë dhe të ushqehet urrejtje. Dhe ne nuk duam t’jua japim këtë hapësirë”. Urime Pescara calcio për një pozicionimin e qartë.

You might also like