
Karotat kanë mbaruar: tani shkopin…
Të mësuarit nuk ka fund kurrë. Është leksioni i parë i madh i jetës, por kuptohet më mirë me kalimin e viteve, për fat të keq, si të gjitha implikimet e eksperiencës të cilave nuk i japim peshë në përditshmërinë tonë rinore. Edhe në futboll, e në sport në përgjithësi, me të gjitha variablet që ofron kontinenti, duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm. Edhe pse shumë të sigurtë, optimistë. Edhe nëse teoritë e tua janë (duken) të bazuara në rrënjë të forta.
Ndërkohë, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, pra te Milani ynë. Duhet të themi që në fillim se Ibra ka të drejtë. Po, ai ka absolutisht të drejtë: kjo skuadër ishte gati të fitonte një Skudeto, por jo ta mbronte atë. Mentaliteti fitues i rritur dhe ushqyer me entuziazëm dhe bindje nga 2020 deri në 2022, sot ndizet dhe fiket me ndërprerje të padurueshme. Sot, je Milani me Tottenhamin, me Atalantën, me të mëdhatë (në ndeshjen e para) për nga qëndrimi në fushë dhe intensiteti, por shkrihesh dhe avullosh me skuadrat më të dobëta (që janë shumica…), duke shpërdoruar male me pikë, duke vënë në pikëpyetje vlerat e tua e duke rrezikuar renditjen që ka rëndësi.
Bilanci i 2023 në Serie është shkatërrues, dëshpërues: 15 pikë në 12 ndeshje në kampionat, të hedhura tej Kupa e Italisë dhe Superkupa. Një gjysmë-katastrofë, një rrugëtim i pashpjegueshëm me ritmet e një lufte për shpëtim.
Moduli jo moduli, rrugës kanë humbur Calabria, Kjaer, Gabbia, Pobega, Vranckx, Adli. Nuk ndryshojnë asnjë pikë gjërat në asnjë gjë Rebic, Origi, DeKetelaere (madje, pas hyrjes së tyre kundër Fiorentinës dhe Udinezes, skuadra pësoi gola të tjerë), Florenzi dhe Ibra janë në rikuperim, Leao ka humbur, Tomori nën rendiment. Shpëtojnë Maignan, Kalulu, Theo, Giroud ndërsa Tonali, Bennacer e ndonjëherë Kruni[ vrapojnë me shpejtësi marramendëse. Kot, por jo për faj të tyre. Janë rishfaqur nga hi[i Touré dhe Bakayoko, Diaz dhe Messias bëjnë atë që munden, Saelemakers është me ndërprerje ashtu si ekipi.
Te ky Milan kanë nevojë për një reset, fizik dhe mendor të thellë. Duke qenë se kemi muaj që përsërisim se si kufijtë janë mendor, vëmendjeje, përqendrimi, vendosmërie, egërsie (ai që – siç thotë Ibra – i bën kundërshtarët të luajnë me një furi agoniste qartësisht superiore), ndoshta mund do të ishte e dobishme të rishikoheshin tërheqjet para ndeshjeve: jo të përpikta, absolutisht, por terapeutike.
Vazhdojmë të besojmë se bilanci i 3 viteve të fundit është kryesisht në suficit, pavarësisht këtyre 3 muajve të fundit turbullues. Një rrugë e sigurt është shtruar pas kohërave të fundit të errëta nga Berlusconi te Elliott. Rrëzimet shkatërruese ndihmojnë në rritje, me kusht që përvojat të metabolizohen dhe vlerësohen.