Milanistat, emocionet kuqezi

Kampionati i mbyllur? Jo! Milani, Pioli, Leao, Tonali, Florenzi? Chapeau! E kam gabim? Amen. Për Piolin është mentalitet, përsosja…

News

Nëse kërkoni një përmbledhëse të shpejtë dhe shteruese të Verona-Milanit, ky artikull me siguri nuk do të jetë vendi më i mirë, por sigurisht ai i duhuri: “Kampionat i mbyllur? Jo! Milanit i mungojnë 4 pikë? Chapeau! Luan me Leaon që ngjan me një fenomen? Chapeau! Pioli ka zgjedhur formacionin e duhur? Chapeau! Intervista e Florenzit? Chapeau! Milani e ka fituar Skudeton? Jo! Interi nuk ka më shpresa? Jo! Mendimi im personal ky. Ndoshta gaboj? Amen. Për Piolin është mentaliteti, përsosja…”.

Një shpjegim…

Ndoshta nuk do të kishte nevojë për të shtuar shumë… Nga ana tjetër, gjithçka pas mbrëmjes në Verona duket mjaft objektive: Milani luajti dhe fitoi një ndeshje të madhe në Bentegoti, falë zgjedhjeve taktike të Piolit, paraqitjes super të një Leao me një format vezullues dhe të një Tonali gjithnjë e më shumë shpirt milanist, dhe është dy hapa dhe 4 pikë nga Skudeto, por, siç na kujtoi Florenzi në intervistën për DAZN, kampionati nuk ka mbaruar ende dhe ka shumë, po shumë nevojë për të vazhduar me thonj e me dhëmbë. Gjithçka e qartë, apo jo?! Ndoshta po, por për plotësi është korrekte të preçizojmë edhe një ‘Chapeau’ të vetëm.

…disa qartësime

– Zgjedhjet taktike të Piolit. Trajneri e përgatiti në mënyrë mjeshtërore ndeshjen, duke befasuar Tudorin me një 4-1-4-1 me pozicione më të ndryshme se zakonisht: Kessie në lart dhe poshtë për të nxjerrë jashtë lojë Barak, Tonali me Krunic më lartë në rreshtim për të ndërhyrë apo për të zbritur në varësi të aksioneve të mesfushës, të cilën po ashtu iu shtua edhe Theo Hernandez. Verona pati vështirësi të mëdha për të gjetur treshen e saj Barak-Caprari-Simeone dhe në thelb përdori vetëm Lazovic për të krijuar probleme. Në sulm, rosonerët arritën të krijonin shumë raste: Leao nga njëra anë, Saelemaekers nga ana tjetër, Giroud në krye, Tonali dhe Krunic në kundërsulm e në mbrojtje. Futboll modern, i guximshëm. Chapeau!

– Leao dhe Tonali të jashtzakonshëm. Nuk ishte me siguri e papritur, por performanca e dy xhevahirëve rosonerë ishte vezulluese: portugezi ndriçoi duke i mposhtur praktikisht gjithnjë kundërshtarët e drejtpërdrejtë dhe duke dhuruar dy asiste (një prej të cilëve pas një krosi prej 90 metra) Tonalit, shpirtit milanist alla De Rossi për Romën dhe me kompletimin tekniko-taktiko-fizik alla De Rossit. Chapeau!

– Intervista e Florenzit. Fjalët perfekte në fund të një ndeshjeje të madhe dhe në funksion të një finale madhështore – shpresojmë – sezoni: “Skudeto? Të mos mendojmë shumë përtej. Të mendojmë vetëm për këtë moment dhe kaq. Momenti është tani, është momenti për të pedaluar e për të dhënë gjithçka. Të vazhdojmë kështu dhe të mendojmë vetëm për Atalantën”. Fjalë që flasin vetë, apo jo?! Chapeau!

– Mungojnë 4 pikë. Mirëpo, kampionati nuk përfundoi të dielën mbrëma; mungojnë ende 4 pikë dhe, siç kujtuan Florenzi, Pioli dhe Ibrahimovic, ka ende punë për të bërë që të shkruhet historia e re. Milani i ka të gjitha synimet për t’ia dalë: është rritur në ndeshjet e fundit, ka treguar diçka që më parë shihej vetëm me raste, duke mësuar nga vështirësitë e shumta që kanë hasur dy vitet e fundit dhe duke përmirësuar cilësitë e tij evidente. Çështje mentaliteti, i një skuadre të fortë tashmë që dëshiron të bëhet e madhe, por edhe çështje përsosjeje. Përsosmëri në stil, në sjellje, në taktikë, në gjithçka. Ja pra receta për të fituar e Milanit të Piolit. E kam gabim? Amen.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe