Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Ju kujtohet Kerkez? Milani e shiti për 2 milionë, tani e kërkojnë disa big evropiane…

Anësori i majtë hungarez Milos Kerkez – i cili sot luan për Az Almaar (kundërshtari i ardhshëm i Lazios në Conference League) – u soll në Primaverën e Milan rreth dy vjet më parë dhe u sinjalizua si një talent me të ardhme të madhe. Por më pas klubi e shiti në Holandë për 2 milionë euro (duke marrë dyfishin e asaj që kishte paguar).

E ndërsa sot – duke konfirmuar parashikimet – janë disa skuadra evropiane në gjurmët e tij. Mes tyre Real Sociedad, Borussia Dortmund dhe Benfica. Po, e çfarë lidhje ka Milani tani me gjithë këtë? Sipas kontratës, klubi rosoner ka të drejtën e një përqindjeje të rishitjes së ardhshme të 19-vjeçarit, por gjithashtu ka edhe mundësinë që në merkaton verore të barazojë një ofertë që do t’i vijë klubit të tij aktual dhe ta rimarrë sërish. Megjithatë, kjo mundësi ndoshta mund të hidhet poshtë pasi flitet për oferta të cilat që tani arrijë në mbi 15 milionë euro të cilat klubi rosoner vështirë se mund t’i paguajë. Klasi 2003 është një mbrojtës i majtë dhe prej tij ka pritshmëri të mëdha. Edhe shitja e tij mund të jetë një keqardhje e madhe për rosonerët sepse djaloshi mund të ishte zëvendësi i denjë i ardhshëm Theo Hernandez. Në AZ Alkmaar tani është një nga lojtarët më titullarë.

You might also like