Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Jo ankth por shumë lumturi. Po përjetojmë orë të mrekullueshme dhe të paharrueshme! Ato të një gjysmëfinaleje të Champions League. E gjithë Europa na ka zili!

Në prag të një ndeshjeje të madhe, të mrekullueshme, të një derbi të shkëlqyer të Champions League, në rradhë të parë dua t’i dërgoj një përshëndetje speciale Silvio Berlusconit. Nga 9 gjysmëfinalet e fundit të luajtura deri më sot nga Milani, kjo është e para pa Presidentin “tonë” që, jam i sigurt, të mërkurën në orën 21 do të ndezë televizorin, me zemrën që do t’i rrahë për gjithmonë djemtë e tij.

Quante volte mi hanno chiesto in questi giorni quali siano i miei pensieri, le mie sensazioni, le mie aspettative, se fossi teso o ansioso. Nulla di tutto questo. Sono solo molto felice, eccitato e soprattutto grato ai sorprendenti di Stefano Pioli, che stanno riversando a me e ai tifosi del Milan, da ormai molti mesi, emozioni su emozioni, ancora più forti perché inaspettate. Un coinvolgimento così forte tra il popolo rossonero e la squadra non lo ricordo.

Kushedi sa herë më kanë pyetur këto ditë se cilat janë mendimet e mia, ndjesitë e mia, pritshmëritë e mia, nëse jam i tensionuar apo i shqetësuar. Asnjë nga këto. Thjesht jam shumë i lumtur, i emocionuar e mbi të gjitha mirënjohës për surprizat e Stefano Piolit, i cili prej shumë muajsh po më dhuron mua dhe tifozëvë të Milanit, emocion pas emocioni, gjithnjë e më të forta edhe sepse janë të papritura. Nuk e mbaj mend një përfshirje dhe lidhje kaq të fortë mes popullit rosoner dhe skuadrës së tij.

Derbi i Champions League është një tjetër fazë i kësaj aventure të mrekullueshme që nisi tre vjet më parë. Kur shorti i marsit vendosi Napolin në mes të rrugën së rosonerëve me Interin ose Benfikën në gjysmëfinale, teksa luftanijet ishin në anën tjetër të tabelës, më shpërtheu brenda zemrës ideja e çmendur që t’i përjetoja sërisht, momentet e paharrueshme, që mendoja se po, do të mund t’i kisha shijuar përsëri, por jo kaq shpejt.

Me lumturinë, gëzimin dhe vetëdijen se Milani është një skuadër e madh, tashmë mjaft i pjekur për të përballuar çdo pengesë. Po, edhe një derbi të Champions League. Paraqitja fantastike e të shtunës më qetësoi plotësisht dhe ma ngrohu zemrën zjarr, sepse pashë skuadrën që fitoi derbin e fazës së parë, të asaj që mposhti Juventusin, Atalantën dhe dominoi Napolin në kampionat. Leao sigurisht që mbetet ende në dyshim. Teksa lojtarët do të takohen në hotelin e zakonshëm pranë Piazzale Lotto, mëngjesin e së mërkurës, në Milanello, portugezi, nën vështrimin vigjilent të stafit mjekësor, zhvillon ekzaminimet për të kuptuar nëse problemi në kofshë është rikthyer në “normalitet”. Duke e lejuar sështu të thumbojë krahun me shpërthimet e tij vdekjeprurëse, me sprintet e tij të frikshme, të mbyllura me një buzëqeshje, me buzëqeshjen e golit.

Si qeshja e të tmerrshmit Joker. Silvio Berlusconi ishte jo vetëm një President i madh, por edhe një mësues i vëmendshëm televiziv. Gjithmonë ka këshilluar që të mos flitet kurrë për mungesat, apo në këtë rast për ndonjë mungesë të mundshme, por mbi të gjitha për të pranishmit. Pra, sjellim në kujtesë njëmbëdhjetëshen që Stefano Pioli do të zbresë sonte në fushë. Për të mbrojtur ëndrrave të miliona tifozëve kuqezi është Maignan, një nga portierët më të fortë në botë. Përpara tij, shkëlqen përqendrimi dhe këmbëngulja e kapiten Calabrias. I kujtohet mirë kur, si një djalë njëmbëdhjetë vjeçar, përplaste duart i lumtur, duke parë Paolo Maldinin teksa ngrinte “të shtatën” me veshë të mëdhenj. Tomori dhe Kjaer janë dy shtyllat e Herkulit, përtej të cilëve dominon rreziku dhe e panjohura. Çfarë erë djegieje në të majtë, ku “rrotat shpërthyese” të Theo Hernandez janë rikthyer për të çliruar fuqinë e tyre.

E në mbrojtje të mbrojtjes, i qëndrueshmi Kruniç dhe besniku Tonali. Bashkë me Bennacer të shndërruar në një regjisor frymëzues të fazës sulmuese. Një tjetër ‘shkurtabiq’, por me këmbë të mrekullueshme, i pamëshirshëm në njëmbëdhjetë metra, Brahim Diaz, që di si të bëjë kërdinë, duke përfituar nga klasi i tij. E nëse Leao do të qëndronte forfait, do të ishte një Salamandër që do të mund të përmirësonte legjendën e tij. Ajo e një kafshe që di të ushqejë “zjarrin e mirë” dhe të shuajë atë “të keq”. Në pritje për të kënduar: “Quando è bello far i gol da Trieste in giù, quando a segnare è Olivier Giroud” – “Sa bukur është të bëjë gola nga Trieste e këtu, kur aiq ë shënon është Olivier Giroud”. Sulmues që, siç ka kënduar këngëtarja e njohur franceze Edith Piaf: “Tu me fais tourner la temete” – “Ti ma sjell trurin vërdallë”!!!

Me pak fjalë, Milani është gati për të hyrë në histori, aty ku e presin bashkëlojtarët e paharrueshëm që kanë firmosur faqet më të bukura të jetës së gjatë rosonere. Pa asnjë ankth, aspak nervozizëm. Le t’i shijojmë këto orë. Nuk e dimë se kur do të na rikthehen përsëri. Hera e fundit ishte më 2007 e largët, kur “Toda Joia, toda beleza” e Roy Pacit dominonte nëpër Hit Parade. Pra, MILAN, FORZA LOTTA VINCERAI!!-FORCA,LUFTO DO TË FITOSH!! Dhe ta kemi gjithmonë ndërmend: “Milani nuk jeton me kujtime, por Milani është një klub që krijon kujtime!”

You might also like