Milanistat, emocionet kuqezi

Jemi skuadra më në formë! Le të thonë çfarë të duan. De Ketelaere na riktheu buzëqeshjen, ashtu si Ronaldinho dhe Ibra…

114
News

Ky i Milanit ishte një parasezon i stilit historik, siç përdorej deri në fillim të viteve ’80. Asnjë fluturim përtej oqeanit, asnjë kundërshtar shumë i fortë, shumë teste të mira, pak a shumë bindëse, me disa ekipe evropiane niveli. Përshtypja e përcjellë përgjithësisht nga të gjitha këto ndeshje është ajo e një ekipi të shëndetshëm. Nga koka, përpara këmbëve.

Nëse është e vërtetë që shumë tifozë përgjatë verës e braktisën shpejt euforinë e Skudetos së 19-të, të pushtuar nga stresi për kontratën e Maldinit që nuk po vinte kurrë dhe nga ankthi për goditjen e madhe të merkatos, është po aq e vërtetë që entuziazmi pas triumfit ka mbeti totalisht i paprekur në grupin-skuadër.

Perceptohet nga ajo se si Milani e përballoi këtë parasezon dhe nga dëshira sa një mal për të luajtur për tre pikët që buron nga poret e të gjithë lojtarëve. Sidomos nga ata që, për një arsye apo një tjetër, nuk bindën 100% sezonin e kaluar. E teksa shkruaj për këtë, mendoj, për shembull, për Ante Rebiç, që rishfaqet në formë të shkëlqyer në vijën e startit.

Pra, me sy të lirë, Milani duket se është më në formë ndër skuadrat e pjesës së sipërme të klasifikimit, me avantazhin jo të pakët e të luajturit praktikisht me sy mbyllur. Kjo pasuri duhet shfrytëzuar veçanërisht në këtë fazë fillestare, kur kundërshtarët mund të kalojnë nëpër një periudhë të kuptueshme asemblimi dhe përshtatjeje.

I referohem mbi të gjitha Juventusit dhe Romës. Por edhe Napolit. Kam përshtypjes se Milani mund të fillojë menjëherë fort që nga ndeshja kundër Udinezes. Pastaj, sigurisht, do të jetë fusha që do të flasë. Padyshim stopimi i Tonalit dhe dëmtimi i Messias nuk janë një premisë e mirë, të kombinuara me mosdisponueshmërinë e Origi.

Por Pioli në dy sezonet e fundit ka ka mësuar të gjithëve se nuk duhet të ndalemi përpara mungesave dhe se grupi duhet të jetë në gjendje të superojë çdo defekt. Po na ndodh tani, që jemi në fillim, por me shumë mundësi do të ndodhë edhe më tutje, në zemër të një sezoni intensiv dhe stresues si kurrë më parë.

Pasi konstatojmë pra se Skuadra e Parë e Milanos, kampione e Italisë, po rifillon kampionatin me një ngarkesë dhe entuziazëm të lakmueshëm, vërejmë se falë mbërritjes së goditjes së madhe De Ketelaere, edhe tifozët kanë rigjetur tanimë buzëqeshjen dhe gëzimin e 23 majit, pas një vere plot ‘mankthe’. Mesfushori sulmues belg, pra, e ka dhënë që tani një prodhim.

Dhe atyre që thonin se vonesat për ardhjen e tij do ta kishin komplikuar ambjentimin madje, më keq akoma, do t’i kishte mbingarkuar pritshmëritë, iu them se pikërisht falë kësaj negociatë të gjatë dhe të dhimbshme lojtari është mirëpritur dhe vlerësuar edhe më shumë nga tifozët.

Nëse do të ishte thënë menjëherë dhe nëse nuk do të kishte pasur një strategji afrimi kaq të përpunuar, do të ishte përjetuar ashtu si çdo blerje tjetër e zakonshme. E në fakt nuk ndodhi kështu. Filloi si e një të përzgjedhuri aventura e djaloshit flokartë me rosonerët. Dhe ardhja e tij i ka karikuar tifozët, si atëherë, kur në Milanello zbarkonin kampionë të mëdhenj, si Ronaldinho apo Ibrahimovic.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe