Milanistat, emocionet kuqezi

Ja vendimi për Florenzin: hapi i radhës dhe pozicioni i Romës

News

Alessandro Florenzi është gjithnjë e më shumë në qendër të botës Milan. I domosdoshëm në dhomat e zhveshjes me mentalitetin e tij fitues si edhe një burim kryesor për Stefano Piolin. Pas gati dy muajsh mungese për shkak të dëmtimit, anësori roman u rikthye në fushën e Veronës dhe i dha fund ndeshjes nëpërmjet golit në prekjen e parë në ndeshje. Një moment special që tregon shumë për sezonin e kampionit të Europës. Në momente të vështira, si ndeshja e Empolit në transfertë në fazën e parë, Florenzi u tregua një vlerë e shtuar themelore.

SITUATA E SHPAGIMIT – Si zona drejtuese, me Maldinin dhe Massarën, ashtu edhe ajo teknike, me Piolin në krye, janë shumë të kënaqur me atë që Florenzi i ka dhënë Milanit. Kjo është edhe arsyeja se përse nuk ka mendimin më të vogël për të bërë një hap prapa nga një vendim i marrë prej kohësh: Aleksandro do të shpagohet nga Roma. Në javët e ardhsme do të tentohet të bëhet një përpjekje me klubin e giallorosëve për të ulur paksa 4.5 milionët e parashikuara në marrëveshjen e firmosur verën e kaluar. Por e ardhmja, për momentin, nuk është në diskutim: Florenzi së shpejti do të jetë përfundimisht një lojtar i Milanit.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe