Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Ja tre arsye të mira për të qenë në krah të Stefano Piolit. Merkato e dështuar: tani mund ta themi

Më shkruante një tifoz në Twitter: “Kam frikë se si po shkojnë gjërat, ndaj më thuaj që në fund të vitit Piolin do ta largojnë”. E duke qenë se tema, gjatë javës së pauzës për kombëtaret, është bërë publike, po përgjigjem këtu dhe vlen për të gjithë, kritikë të pamëshirshëm të trajnerit parmez dhe admirues pak a shumë të zhgënjyer.

Puna e bërë nga Stefano Pioli duhet vlerësuar në tërësi, që nga dita e mbërritjes – rastësisht (ishte zgjedhur Spalletti, por “ai nuk mund të përgjigjej”, në kuptimin që nuk mund të vinte sepse aso kohe ishte i lidhur me kontratë me Interin u la i lirë prej tij) – deri në Udine. E pra, vlerësimi është shumë i lartë. Dhe jo vetëm sepse ndërkohë pati arritur objektivat e mëposhtëm: 1) vendin e dytë; 2) Skudeton; 3) kualifikimin për në fazën e të tetave të finales së Champions League; 4) kualifikimi në çerekfinale të Champions League.

Këto dy të fundit, mos harroni, nuk janë “faqe historie” siç ka pretenduar Simone Inzaghi në frontin interist pas kthimit të tij nga Oporto, por sigurisht në trajektore të përsosur me përmirësimin teknik të ekipit pas atë të llogarive që kanë rëndësinë e tij themelore. Me Piolin janë përmirësuar disa lojtarë, janë rikuperuar talente të papritura (Tonali mbi të gjithë), të tjerë kanë shpërthyer (Theo Hernandez, Leao, Kalulu, Krunic) dhe kanë sjellë në performancën e tyre më të mirë njerëz të kalibrit të Giroud dhe Maignan. Me këtë cv, të mendosh për të shkarkuar Piolin, i cili gëzon – një detaj shumë i rëndësishëm- vlerësimin e zonës teknike dhe të pronësisë, është një çmenduri e vërtetë, tipike e futbollit italian. Vazhdimësia teknike mund të jetë një garanci e rikuperimit, por me një kusht ama.

Dhe këtu nis shqyrtimi i përgjegjësive të Piolit. Humbi Donnarummën dhe Calhanoglu, ky i fundit i konsideruar si një figurë themelor në skuadër, pa shqiptuar asnjë fjalë apo shenjë kundërshtue. Humbi Kessiè dhe Romagnoli pa shpenzuar asnjë grimë keqardhjeje. Është shenjë e padiskutueshme se Pioli është plotësisht dakord me projektin e klubit dhe mbi të gjitha me zgjedhjet e zonës teknike mbi të cilën rëndojnë zgjedhjet e merkatos e mbetur deri tani në hije të sezonit për shkak të një rendimenti të pamjaftueshëm. Pioli bashkëndau parimet frymëzuese: mendonin të përforconin treçerekfushën me CDK dhe për momentin e kanë humbur bastin. Menduan se mund t’i jepnin Giroud një alternativë konsistente me Origin dhe për momentin e kanë humbur bastin.

Të gjithëve atyre që më pyesin çdo ditë për një shpjegim për këtë 2023 shumë zhgënjyes të Milanit, iu përgjigjem në mënyrë sintetike. Arsyet janë pak a shumë këto të treja: 1) për të vazhduar të luajë nën presion si një vit më parë, Milani ka nevojë për shëndet të shkëlqyer dhe deri më tani nuk e ka pasur; 2) organika plot me të rinj shpjegon ndryshueshmërinë e ecurisë së rezultateve mes Champions League dhe kampionatit; 3) rendimenti skadent i disa elementëve protagonistë të udhëtimit skudeto (i pari në listë Tomori).

Argumenti i fundit i diskutimit: na leverdis të rikthehemi në sistemin e lojës 4-2-3-1? Pioli praktikisht e ka paralajmëruar mbrëmjen e Udinezes por arritur në këtë pikë tashmë duket e konfirmuar se nuk bëhet fjalë për sistem loje por për mendjen, për energjinë nervore, të përkthyer në tension dhe vëmendje maksimale. Vetëm në këtë mënyrë Milani do të kthehet të bëjë Milanin. Me një paralajmërim përsa i përket 2 prillit: mes Napoli-Milan në kampionat dhe sfidës së dyfishtë me Napolin në Champions, ajo që ka më shumë rëndësi është fiksuar për mbrëmjen e së dielës së 2 prillit. U kuptuam?

You might also like