Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Ja pse dëmtimi i Kalulu është një problem. Kush do ta zëvendësojë? Zgjidhjet

Që dëmtimi i Kalulu është një problem, është e kotë ta fshehësh. Mbrojtësi rosoner u rikthye më herët në Itali nga grumbullimi i tij me kombëtaren dhe mëngjesin e djeshëm iu nënshtrua disa testeve kontrolli, të cilat, siç mësuam, fatkeqësisht kanë evidentuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Një kontroll i ri instrumental do të kryhet pas një jave. Vështirë të bëhen vlerësime për rikthimin në fushë dhe sa kohë duhet të qëndrojë jashtë fushave: dëmtimi, i cili është i ngjashëm me atë të Maignan, është një muskul i ndryshëm nga të tjerët. Duhet kohë për ta trajtuar dhe rikuperuar 100%.

Përse është një problem

Pierino ishte i vetmi lojtar që nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon – 37 nga 37 – midis kampionatit, Superkupës, Kupës së Italisë dhe Champions League. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se francezi konsiderohet nga Pioli si një nga pikat e forta të skuadrës, tek i cili mund të mbështetet gjithmonë. Pierre është një lojtar fleksibël që mund të japë zgjidhje të shumta gjatë ndeshjes, si mbrojtës zone dhe si shtytës, por edhe si qendërmbrojtës në një mbrojtje me tre apo katër. Për këtë mungesa e tij do të rëndojë shumë.

Kush do ta zëvendësojë

Natyrisht që jemi në fushën e hipotezave dhe të flasim tani se kush do të jetë zëvendësuesi i tij do të varet edhe nga sistemimi i ri taktik. Sepse me Fiorentinën, Salernitanën dhe Udinezen janë rikthyer boshllëqet e janarit, ku rosonerët pësonin gola në çdo ndeshje. Me mungesën e numrit 20 dhe rikthimin në mbrojtjen me katër, rolin e mbrojtësit të djathtë sigurisht që do ta plotësojë Davide Calabria me Florenzin e rikuperuar si alternativë të parë, ndërsa tre lojtarët qendrorë të mbetur (Tomori, Thiaw dhe Kjaer) do të luajë dy vendet në dispozicion me anglezin e favorizuar për t’u bashkuar me një nga dy të tjerët. Në rast të mbrojtjes në 3, përdorimi i Kjaer me Thiaw dhe Tomori është praktikisht i sigurt.

You might also like