Milanistat, emocionet kuqezi

Investcorp, 1180 milionë për të marrë Milanin: ja nga vijnë. Dhe nxjerr kokën edhe Ares Capital…me 400 milionë euro të tjera

255
News

Nga 800 milionë equity të paguara për të blerë klubin rosoner, gjysma do të vinte nga fondi amerikan. Që më pas do të zëvendësohej me kalimin e kohës nga investitorët historikë të grupit arab

Ndërkohë që Elliott dhe Investcorp po finalizojnë marrëveshjen e shitjes, me zyrat ligjore përkatëse që po punojnë për të zgjidhur disa situata në lidhje me aspektet financiare të lidhura me një miliard e 180 milionë eurot e nevojshme për të blerë Milanin, kanë filluar të dalin disa detaje më shumë mbi strukturën e ‘operacioni.

Fondi Investcorp me bazë në Bahrein dhe Elliott vazhdojnë të diskutojnë. Le t’i shohin edhe një herë fazat kryesore të aferës.

DETAJET

Nga shifra totale e nevojshme për të blerë klubin rosoner, Investcorp në fakt do të vinte rreth 800 milionë kapital (d.m.th. burimet e veta) në pjatë, ndërsa 400 të tjerat do të figuronin si një hua e tipit bankar. Megjithatë, është interesante të analizohet më në detaje përbërja e 800 milionëve: gjysma do t’i përkiste disa pjestarëve të Investcorp, kryesisht familjve të pasura të zonës së Gjirit Persik, ndërsa gjysma tjetër do të vinte me hyrjen e në skenë të Ares Capital, një grupi gjigand financiar amerikan.

INSTRUMENTI

Një operacion financiar i studiuar për të arritur në closing dhe i destinuar për të parë më pas ndryshimin e strukturës së aksioneve të klubit: Investcorp në vijimësi do të zëvendësonte pozicionin e Ares Capital – duke e shlyer atë – nëpërmjet anëtarëve të tij, si pjesë e një zgjerimi të aksioneve të destinuara për familjet e pasura të Gjirit. Me fjalë të tjera, Ares do të ishte një instrument financiar që përdoret për të përfunduar transaksionin, ndërsa paratë e investuara nga investitorët historikë të Investcorp mund të ishin të destinuara enkas për operacionin Milan dhe nuk do t’i dorëzoheshin automatikisht Investcorp (që, duhet rikujtuar, është menaxher i kapitalit të të tjerëve).


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe