
Ibrahimoviç ka një vendim të rëndësishëm për të marrë: ata që janë afër tij sigurojnë që…
Një kalvar gjatë, që e detyroi të qëndrojë pa lëvizur për gati një vit, është praktikisht në përfundim. Zlatan Ibrahimoviç më në fund është rikthyer dhe prej dy-tri ndeshjesh ka qenë në dispozicion të plotë të Stefano Piolit për të ndihmuar Milanin e tij.
L’attaccante svedese ha già riassaggiato il campo in due occasioni, collezionando una quarantina di minuti tra Atalanta e Fiorentina, ma la sua condizione cresce giorno dopo giorno e tutti i tifosi aspettano di vederlo cominciare dal primo minuto. Non contro la Salernitana, ma come ha spiegato Pioli, il suo momento sta per arrivare: “Presto sarà pronto per aiutarci”.
Sulmuesi suedez e ka shijuar tashmë dy herë fushën, duke vënë rreth dyzet minuta nën këmbë mes Atalantës dhe Fiorentinës, por kushtet e tij po rriten dita-ditës dhe të gjithë tifozët presin ta shohin t’ia nisë nga minuta e parë. Jo ndaj Salernitanës, por siç shpjegoi Pioli, momenti i tij është gati: “Së shpejti do të jetë gati të na ndihmojë”.
Kanë mbetur edhe dy muaj nga fundi i sezonit dhe 41-vjeçari e di se duhet të përqëndrohet në kapionat pasi për në Champions League është jashtë liste. Së shpejti do të ketë ndeshje shumë të rëndësishme për vendin e katërt, si ato ndaj Napolit dhe Romës dhe objektivi i tij është që të mund të lërë gjurmë edhe një herë. Ndërhyrja në gju ka mbetur pas dhe ajo që ka rëndësi për Ibrën është që deri në fund të vitit të japë më të mirën për shokët.
Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për suedezin
Në fund të sezonit, siç është e drejtë që të jetë, Ibrahimovic do të thirret për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij. Muajt e fundit është përfolur shumë për një tërheqje të tij të mundshme, por e vërteta është se për momentin nuk ka ende asnjë zgjedhje përfundimtare.
Duedezi ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar dhe se shumë do të varet nga ndeshjet e ardhshme dhe se si do të përfundojë sezoni. Kush i qëndron pranë siguron që klasi ‘81 nuk e ka vendosur ende nëse do të rreshtë së luajturi apo do të vazhdojë edhe për një sezon tjetër.
Tani Ibra thekson se është mirë dhe është rikthyer për të bërë lirshëm atë që i pëlqen. Puna e palodhur e bërë muajt e fundit do të donte ta shfrytëzonte ndoshta edhe për një vit, por është po aq e vërtetë që mosha shkon dhe gjërat tani bëhen gjithnjë e më të komplikuara për fizikun e tij. Megjithatë, për momentin ai nuk po mendon për asgjë dhe shumë varet se si do të kalojnë muajt e ardhshëm. Ndërkohë, me rikthimin e tij në fushë, Ibra është bërë lojtari më i vjetër milanist që ka luajtur në Serie A.
Sidoqoftë, me një tërheqje të mundshme, ka një siguri të fortë se Ibra do të mbetet në botën e futbollit. Shumë janë të etur për të përfituar nga përvoja e tij e madhe dhe emri i tij, ndaj edhe te Milani nuk e hedin poshtë këtë ide.