Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

I përjetshmi Ibrahimoviç: sillet rroth e qark, por Milani ende ka nevojë për të

Milani është rikthyer në gabimet e tij dhe është përthithur menjëherë në vorbullën negative (të lojës dhe rezultateve) që shumë tani patën menduar se pati mbetur në kujtime. Në të fundit, po, por që sidoqoftë i përkasin së shkuarës. Por jo: rosonerët e rizbulohen të brishtë dhe steril, me një Leao që ngjason me një kushëri të largët të atij Leaoje futbollisti më i mirë i Serie A të vitit të kaluar dhe me dyshime gjithnjë e në rritje për të ardhmen e pankinës vitin e ardhshëm. Deri më sot, Stefano Pioli nuk është në diskutim, por zëra të shumtë flasin për Luis Enriquen si një emër të nxehtë si zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit emilian, i fortë edhe me lidhjen që e bashkon me Frederic Massarën që në kohërat e Romës.

#GJITHMONMILAN, #GJITHMONEZLATAN

Përtej çdo hipoteze, sugjestioni apo çdo lloj spekulimi tjetër, pauza prej kombëtareve vjen në një moment vendimtar për mister Piolin, i cili tanimë ka disa ditë më shumë për të kërkuar kundërmasat që të zhbllokojë potencialin sulmues të rosonerëve dhe të kufizojë shanset për kundërshtarët. Ashtu si në janar 2020, rikthimi i Ibrahimoviçit te rosonerë i dha skuadrës një impuls të ri, jetë të re dhe vetëvlerësim të ri, shpresohet se “efekti Z” të mund të ripërsërisë rezultatet, si për sa i përket karizmës ashtu edhe rezultateve.

Sigurisht vetëvlerësimi i Ibrahimoviç, që nuk i ka munguar asnjëherë, është ngjitës. Përfshin edhe ata që e dëgjojnë nga ana tjetër e mikrofonit, mbërthen edhe ata që e ndjekin përmes një ekrani dhe tërheq edhe ata që në figurën e tij njohin një autoritet moral nga i cili mund të frymëzohen. E pra, pikërisht nga këtu mister Pioli do të duhet t’ia rinisë sërish, në mënyrë që kriza e Milanit që nisi në janar 2023 të mund të rikthejë skuadrën në janar 2020, atëherë kur dhoma e zhveshjes mirëpriti Ibrahimoviçin dhe Kjaerin, duke u besuar peshën morale të atyre që duhet të mbajnë presion, pritshmëritë, përgjegjësitë dhe shumë presione.

E nëse lidershipi i Simonit në mbrojtje mungoi shumë, për shkak të dëmtimit të keq që komprometoi gjendjen e tij fizike, shumë më tepër do të nevojitet që kontributi i Zlatanit të jetë edhe më ndikues. Si mendërisht ashtu edhe teknikisht, por edhe taktikisht.

E ARDHMJA ËSHTË SOT

Po, sepse çdo diskutim për repartin sulmues do të duhet të bëhet në fund të sezonit. Ndërkohë, fusha na flet për një lojtar që dëshiron të trajtohet si gjithë të tjerët dhe që nuk i interesojnë rekordet e vjetërsisë, sepse nuk ndihet i vjetër. Zlatan Ibrahimoviç bën shaka për këtë duke e ulur moshën, por thellë brenda vetes është serioz: ai dëshiron të flasin për të sepse është në top, e jo sepse është “ende” top. Misioni i tij kombinohet me të tashmen dhe ai e di se mosha e detyron të mos shikojë shumë larg: e ardhmja është sot dhe me rikthimin nga kombëtarja suedeze – ku është i grumbulluar thirrur si çdo djalosh i mirë – kampioni i përjetshëm do të rivihet në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e një fati që për Milanin ka marrë rrudha jo shumë të qeta. Një Milan që edhe kësaj here, përsëri dhe gjithmonë, është gati të rilindë nën ndikimin e gjigantit të Rosengard.

You might also like