Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Highlanderi Giroud: mesazhi i Piolit është i qartë

36 vjet dhe nuk i ndjen. Olivier Giroud është gati të luajë edhe sonte kundër Salernitanës, sërish që nga minuta e parë sonte. U fol shumë gjatë javës për një përdorim të mundshëm të Divock Origi apo Zlatan Ibrahimovic, por nuk do të jetë kështu. Qendërsulmuesi francez nuk njeh pushim, madje edhe kundër skuadrës kampane, do të zbresë sërish në fushë, që nga minuta e parë në përpjekje për të tërhur skuadrën.

Nevojiten absolutisht tre pikë për të përfituar nga humbjet e Romës dhe Interit dhe nga barazimi i Lazios. Fundjava e ardhshme mund të ketë një tjetër përfundim të favorshëm ndaj dhe ne duhet ta shfrytëzojmë. Kështu Pioli – e tha në konferencën për shtyp – ka vendosur të mbështetet te djemtë e tij më në formë dhe padyshim mes tyre është edhe Olivier Giroud.

Punëshumti Giroud

Klasi 1986, është një punëtor vërtetë i palodhur dhe këtë sezon, me fanellën e rosonerëve ka arritur në tridhjetë e tre paraqitje, me mbi 2200 minuta të luajtura. Giroud, i cili ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime, në të vërtetë nuk pushon kurrë.

Ishte protagonist në Botëror me Kombëtaren franceze dhe sapo u kthye u vu menjëherë në dispozicion të skuadrës, pavarësisht një gjendjeje sigurisht jo brilante. Ka luajtur kur skuadra shkonte keq, u sakrifikua, vuajti porsi një tifoz e më pas nëpërmjet një supergoditjeje me kokë e nxori Milanin nga tuneli i krizës.

Ishte goli i tij ndaj Torinos, me një asist të Theo Hernandez, që i dha udhë kthesës. Të mërkurën kundër Tottenhamit në Londër ashtu si në ndeshjen e parë, u pa shumë pak duke goditur drejt portës kundërshtare, por dha shembull duke i bërë shokët e skuadrës të kuptojnë se çfarë do të thotë të luftosh për gola të rëndësishëm. Luajti edhe mesfushorin, edhe mbrojtësin, duke i ndjekur kundërshtarët deri në zonën tonë të penalltisë.

Giroud doli nga fusha i rraskapitur, por i lumtur që e tërhoqi skuadrën e tij në çerekfinale. Në fund të ndeshjes ndaj Spursave, dha edhe një herë mesazhin: “Dua të qëndroj te Milani”. Ka një diferencë prej 200-300 mijë eurosh, marrëveshja sigurisht që do të gjendet për të vazhduar së bashku. Do të vazhdohet të negociohet, por tymi i bardhë nuk duhet të vonojë.

I pazëvendësueshmi Giroud

Ndërkohë francezi do të vazhdojë të luajë si titullar. Kundër Salernitanës mendohej se mund të pushonte, duke nisur nga pankina, por është e qartë se Pioli nuk i beson shokëve të tij të repartit. Zlatan Ibrahimović vjen nga një ndalesë shumë e gjatë dhe qartësisht nuk i ka ende 90 minutat në këmbë; nga ana tjetër, Divock Origi dhe Ante Rebiç vazhdojnë të humbasin mundësitë që u jepen.

Është e qartë se në fund të sezonit do të duhet të ndërhyhet. Nevojitet një sulmues i ri për të luajtur krah Giroud. Një futbollist që të garantojë gola, që të arrijë lehtësisht në dyshifror. Një titullar i vërtetë, që të zëvendësojë francezin, i cili nuk mund ta tërheqë përgjithmonë karrocën. Një Giroud i shlodhur mund të ketë një efekt të ndryshëm në ndeshje: Milani e di dhe do të riparohet në verë.

You might also like