Milanistat, emocionet kuqezi

Hauge: “Sezoni im do të jetë i plotë vetëm nëse Milani fiton skudeton”

News

Edhe pse jo një protagonist absolut, Jens Petter Hauge, ka fituar Europa League me fanellën e Eintracht Frankfurt. Një sukses europian që skuadrës gjermane i mungonte prej 42 vjetwsh dhe që i ka sjellë përfitime edhe Milanit. Si? Pasi ka shpaguar norvegjezin, falë këtij triumfi arkat e klubit të rrugës Aldo Rossi do të përfitojnë edhe 3 milionë euro të tjera nga shitja e ish-Bodo Glimt.

Pas fitimit të trofeut të tij të parë evropian, Hauge ka bërë edhe disa deklarata në mikrofonat e ‘Viaplay’: “Sezoni im nuk ka mbaruar. Vetëm nëse Milani fiton të dielën skudeton, atëherë do të jetë i plotë”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe