Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Guardiola lavde Milanit: Është historia e Champions League

Milani është rikthye në pushtimin e gjysmëfinales se Champions League gjashtëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit, një arritje e jashtëzakonshme dhe, duhet thënë, edhe e papritur. Do të duhet të përballet me Interin për të sfiduar më pas njërin mes Manchester City dhe Real Madrid në finalen e Stambollit.

Sigurisht një finale kundër Carlo Ancelottit, ish lojtar dhe trajner i rosonerëve do të ishte shumë magjepsëse. Të gjendesh në Stamboll, ku më 2005 Djalli i drejtuar nga Carletto humbi tragjikisht kundër Liverpoolit, do të ishte shumë e veçantë. Nga ana tjetër, është Pep Guardiola në krye të citizens, një luftanije që prej vitesh është në krye në Premier League dhe kërkon suksesin e parë në Champions League. Djeg ende finalja e humbur kundër Chelsea më 2021.

Guardiola është një trajner i madh, historia e tij flet për të. Nuk ka qenë kurrë afër për të drejtuar Milanin, por shumë do të kujtojnë se ai ishte një ëndërr e vjetër e Silvio Berlusconit. I ka dhënë një identitet preçiz Manchester City sezonet e fundit dhe skuadra duket e gatshme të bëjë hapin e fundit edhe në Europë. Kapërcimi i një pengese si Real Madridi do të ishte një provë e madhe force.

Trajneri katalan, gjatë konferencës së fundit për shtyp, ka komentuar ndër të tjera edhe atë që ndodhi mes Napolit dhe Milanit në çerekfinale: “Kur luan këtë kompeticion si bëri Napoli, që përgjatë gjithë sezonit dhe luajti mrekullisht është shumë përpara ndaj Milanit në renditje, njerëzit mendojnë se edhe në Champions League është e njëjta gjë. Por të luash kundër Milanit, i cili ka kaq shumë histori, është si të luash kundër Bayern Munich. Nuk e di sa trofe ka në vitrinë”.

Guardiola e përmendi Bayern Munich si një masë krahasuese, pikërisht ekipin që sapo e eliminoi dhe të cilin ai e ka drejtuar gjithashtu edhe në të kaluarën. Dhe për Milanin shtoi: “Kanë qenë Sacchi, Capello, Maldini, Costacurta. Kjo është historia që është pjesë e këtij kompeticioni. Kjo është arsyeja pse këto skuadra janë kaq të forta”. Historia dhe ADN-ja në Evropë kanë rëndësi.

You might also like