Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Guardiola ironik: “Jam shumë xheloz për Haaland! Ibra më njeh” (Video)

Para disa ditësh, në një intervistë për ‘Canal +’, Zlatan Ibrahimoviç pati hedhur një shigjetë ndaj Pep Guardiolës, historikisht jo miku i tij më i mirë në botën e futbollit. Suedezi uronte që egoja e Pep të mos dilnin mbi cilësitë e jashtëzakonshme të Erling Braut Haaland. Përgjigja e teknikut të Cirizens nuk vonoi dhe erdhi me një dozë të mirë ironie.

Ibra ka deklaruar: “Guardiola do ta përmirësojë Haaland? Varet nëse do ta lërë të bëhet më i madh se egoja e tij“.

Përgjigja e Pep nuk vonoi:

Guardiola i përgjigjet Ibrahimoviçit me ironi

Ka plotësisht të drejtë. Në këtë klub, në këtë skuadër, egoja ime është përtej performancës së lojtarëve. Edhe mua nuk më pëlqen kur Haaland shënon tre gola dhe reflektorët janë mbi të. Jam shumë xheloz, në fakt i kam thënë: “Të lutem Erling, mos shëno më gola. Unë dua që Sun, Daily Mail të flasin vetëm për mua. Ka të drejtë, ai më njeh shumë mirë. Mund të shkruajë një tjetër libër për mua“.

You might also like