Milanistat, emocionet kuqezi

Gola, driblime dhe tani edhe asiste: Sulmi i Milanit quhet Leao

News

Topin atij dhe diçka do të ndodhë. Kështu ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë, sepse është si ajo puna e atij litarit të prestigjatorit që ndizet dhe krijon, që shënjon njeriun dhe thumbon. Rafael Leao është një 10 që luan anësor. Vesh numrin 17, buzëqesh kur mban topin dhe ekzaltohet duke imituar një sërfis: “Ndonjëherë humbasin valën, por pastaj rikthehen mbi tavolinë dhe e bëjnë mirë. Është mënyra ime e të qenurit”. Një mendim që e ka bërë të madh në çdo drejtim.

Mend, vazhdimësi, performancë. Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit me 13 gola këtë sezon. Por, në veçanti, është bërë mbreti i padiskutueshëm i prodhimit sulmues në kampionat. Shënuesi më i mirë i Djallit: 10 gola, i vetmi nga rosonerët me dyshifra. Dhe, që prej ditës së djeshme, njeriu-asist më i mirë: me dy në Verona për Tonali është ngjit në kuotën 6, duke parakaluar Hernandez (5).

BESIM

Për t’u zgjuar u deshën disa shuplaka të mira në fytyrë. Disa ja ka dhënë edhe Pioli, një tjetër Ibra, edhe pse Zlatan tha se merita është vetëm e tij: “Nuk vraponte, u përpoqa t’ia them por asgjë, pastaj në parasezon shpërtheu vetë”. Asnjëherë aq vendimtare sa këtë vit. Në Serie A askush nuk driblon si ai, ndërsa në Evropë është i katërti pas Saint-Maximin, Adama Traoré dhe Mbappé, ustallarë të pasit të dyfishtë.

Asisti për Giroud kundër Lazios, ashtu si dhe ato në Bentegodi, janë manifestimi i lojës së tij. Driblime, funde dhe krosime. Thiago Fernandes, trajneri i tij i parë në Lisbonë, i pati ndjerë aftësitë e tij pas rreth dhjetë minutash: “Herën e parë që e pashë ishte 12 vjeç. Ndeshja 8 vs 8, ai merr topin në të majtë, kërcen katër lojtarë dhe shënon gol”. ‘Ky është një fenomen, nga ka ardhur?’…”. Po të mos kishte qenë për të, do ta kishin skartuar pas disa muajsh. Rafa nuk stërvitej mirë, ishte i padëshirë. Thiago e mori nën mbrojtje dhe e bindi që të nxirrte vetveten: “E kam ftuar madje edhe në shtëpi. Një herë harroi pasaportën para se të shkonte në turne, por nuk kam patur asnjëherë dyshime”. Madje as Milani.

NJË CRACK

Ndoshta rosonerët kanë nëpër duar një crack të mundshëm prej 80-100 milionësh, kush e di. Ndërkohë, tani për tani vlen të paktën 70. Me skudeton në gjoks sigurisht edhe disa milionë të tjera më shumë, por mood është pak a shumë i njëjtë tani për tani. Shiko por mos prek. Ndryshim pronësisë ose jo, Leao do të jetë një nga gurët e parë mbi të cilin do të ndërtohet Milani që do të vijë. Maja e diamandtë e një skuderie talentesh (ai, Tonali, Theo…).

Ky është viti në të cilin ai ka shënuar më shumë gola në karrierën, ai në të cilin ka shërbyer më shumë asiste, ai në të cilin ka krijuar më shumë raste shënimi. Ka një kontratë deri më 2024 dhe një projekt-marrëveshje për deri më 2026, që do të zyrtarizohet pas përfundimit të mosmarrëveshjeve mes Lille dhe Sporting (vendimi pritet së shpejti), çështje që e përfshin plotësisht edhe atë. Rosonerëve iu mungojnë edhe katër pikë për të festuar skudeton.

Atalanta dhe Sassuolo janë hapat e fundit para rikthimit te trikolori. Njëmbëdhjetë vjet më parë, më 2010-11, Leao ishte një talent i ri i të “gjelbërve” që magjepste të gjithë duke kërcyer 4 lojtarë. Në thelb, nuk ka ndryshuar shumë.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe