Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Gjyqi në fund të sezonit, por debati tashmë ka marrë flakë. Lazio, Inter apo Juventus: një ngjitje vertikale

Kam humbur shumë siguri dhe bindje – përsa i përket Milanit tim – në këto 4 muajt e fundit, sesa në të gjithë jetën time për mbi çështje të mëdha ekzistenciale. Madje enigmat dhe kontradiktat e njerëzimit sot po më duken më të qarta dhe më të deshifrueshme. Megjithatë, i kundërshtoj fort ato që flasin për mrekullira apo për çështje fati pas Skudetos, një vit më parë.

Rrugëtimi ka qenë transparent dhe i qartë: pasi çliruan fushën nga rrënojat e 7 viteve të errëta, klubi dhe trajneri kishin rivënë në rrugën e duhur një makinë konkurruese të aftë për t’u rikthyer në Champions League, duke luajtur tri të katërtat e kampionatit në krye të renditjes dhe duke e mbyllur të dytët, e më tej duke fituar titullin, dhe akoma më tej duke qëndruar të vetëm të mbërthyer me Napolin përgjatë gjithë fazës së parë, duke arritur në të tetat e finales së Championsit (e më pas në çerekfinale dhe më pas akoma në gjysmëfinale), pavarësisht dëmtimeve dhe mangësive nën sytë e të gjithëve.

Humbja e pikëve, nga janari e deri më sot më çorienton, më dhemb, më bën të bie në gjunjë, më përzien: por nuk më ka thyer akoma. Është evidente që ka pasur gabime në 2022 duke rinovuar në orën 18:00 të 30 qershorit kontratat e Maldinit dhe Massarës. Është e qartë si kristali që zgjedhjet e merkatos janë gjerësisht të mangëta. Është evidente se disa formacione të nxjerra në fushë nga Pioli, përfshirë edhe emrat kundër Kremonezes edhe përsa i përket gadishmërisë së tyre, nuk janë shumë të kuptueshme, ashtu si dhe të tjerat, megjithatë – dhe këtu na duhet presja midis një kalimi dhe tjetri, jo pikë – është e kuptueshme se pse në 2 ndeshje kundër grixhiorosëve (me gjithë respektin), merren 2 pikë të skeletike edhe disa lojtarë dëshmojnë se nuk janë në nivel. Dhe nuk po flas vetëm për të ardhurit e rinj. Dhe jo vetëm kundër Kremonezes.

Nuk e pranoj tezën e mendjes së shpërqendruar nga Championsi, nuk qëndron dhe nuk është reale, sepse ky involucion i rëndë dhe serioz filloi qysh në mes të janarit, i çliruar vetëm sporadikisht nga ndonjë mbajtëse krenare. Është e qartë se diçka – në nivel mendor përtej atij fizik – në atë të mallkuar ndalesë të gjatë që nga nëntori nuk funksionoi madje, përkundrazi, pati efekte të dëmshme. Të menjëherëshme.

Më shumë se sa të kapem me të saporruarit e freskët, nuk mund ta fsheh zhgënjimin e thellë për mungesën absolute të alternativave që rendimenti i Rebiç dhe Origi (përveç mungesës së Ibrës, por kjo më e parashikueshme) i kanë dhënë Piolit, bashkë me dështimin CDK, i cili për të fundit herë në rradhë, pas një fillimi inkurajues, u zhduk përsëri pikërisht atëherë kur e gjithë San Siro po e mbështeste dhe e inkurajonte. Të gjithë e pamë se çfarë bëri Curva Sud. Goli është bërë një kimerë, si kur luan mirë ashtu dhe kur luan keq. Së fundi, është evidente se vetëm Pobega, si alternativë ndaj Bennacer, Tonalit dhe Kruniç është i pamjaftueshëm, në pritje të të ardhmes (më duket në afat të gjatë) të Vranckx.

Ndërkohë vazhdoj të këmbëngul se për gjyqet do të ketë kohë (për disa do të duhet shumë…), por debati tashmë është ndezur sepse malorja, pas ngjitjes së mundimshme mbi kodrinën e lehtë, bëhet e pjerrët, pothuajse vertikale. Ambiciet e Championsit prezent dhe të ardhshëm kalojnë nëpër 10 ditë zjarri: Lazio, Inter, Juventus dhe më sërish Interi.

Do të na duhet Milani i vërtetë shumëzuar për 4: a për të filluar, duhet kuptuar shpejt se ku ka përfunduar. E thotë gjithmonë një mik dhe koleg i dashur se “aftësia e madhe e Djallit është t’i bëjë njerëzit të besojnë se ai nuk ekziston” (nga filmi: The Usual Suspects). E në qoftë vërtet kështu, në futboll po ia del shumë mirë…

You might also like