Milanistat, emocionet kuqezi

Giroud përzen fantazmat: Milani-fluid, përzen Spezian

628
News

Për fatin e Milanit, sfidat me Spezian janë vetëm dy në sezon. Pas disfatës në Picco të dy vjetëve më parë dhe dramës në Serra, edhe mbrëmë rosonerët rrezikuan të linin sërish pikë të rëndësishme rrugës, gjithnjë kundër biankonerëve ligurë. Por, në fund, u ringrit Giroud që e mori përdore në minutat finale duke e çuar skuadrën e tij drejt fitores së merituar, e cila deri në atë moment jo vetëm që nuk dukej e fituar, përkundrazi, në disa momente, një ndeshje të zhbllokuar pas 20 minutash, u rrezikua edhe të humbej.

Fantazmat…

Dukej gjithçka e shkruar: pas një pjese të parë ku rosonerët humbën shumë e shumë raste, në pjesën e dytë sulmuan pafund, por pa arritur në golin e 2-0. Gjë nga e cila përfitoi Spezia, e cila në një moment të vetëm gjeti rastin dhe barazoi, nëpërmjet një goli vërtetë të bukur të Maldini Junior. Vetë Giroud, në pankinë, ato momente po shihte fantazmat e ndeshjes së sezonit të kaluar në San Siro, me humbjen e pësuar në sekondën e fundit.

Sistemi fluid

Mirëpo Milani i zbritur në fushë mbrëmë, i rreshtuar po, me të zakonshmin 4-2-3-1, në realitet është krejt tjetër gjë: Theo Hernandez lëviz pa fund në vijën e sulmit, me Brahim Diazin të lirë për të lëvizur nëpër treçerekfushë. Mbrojtja me tre në fazën fillestare, u bë me katër vetëm atëherë kur skuadra e Gotti kthente topin në gjysëmfushën rosonere.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe