
Gëzuar ditëlindjen, jashtëtokësor: shumë urime për Rikardo Kakà!
Një ditë e madhe feste, gati si Krishtlindje për shumë tifozë rosonerë. Sot, festojmë ditëlindjen e Ricardo Iseczon dos Santos Leite, i njohur për të gjithë botën si Kakà. Kampioni brazilian, futbollisti i fundit rosoner që ka fituar Topin e Artë, sot mbush 41 vjeç. I lindur në Gama më 1982, Kakà zbarkoi në Milanello në sezonin 2003/2004, ku rezultoi të ishte një rrufe në qiell të pastër dhe i udhëhoqi menjëherë rosonerët drejt fitores së Skudetos. Rrugëtimi i tij do të arrijë kulmin me fitoren e Champions League më 2007, të fituar si protagonist absolut dhe një forcë shtytëse pas zhgënjimit të dy viteve më parë në Stamboll. Në fund të sezonit 2008/2009, një lamtumirë e dhimbshme me destinacion Real Madridin e më pas rikthimi për një sezon të fundit më 2013/2014. Në total Kakà ka bërë 307 ndeshje për kuqezinjtë, duke shënuar plot 104 gola. Përveç Skudetos dhe Champions League, braziliani ka kontribuar në: 1 Superkupë Evropiane, 1 Superkupë Italie, 1 Botëror për Klube. E gjithë redaksia e Milanistat.net e uron Ricky Kakà për ditëlindjen!