
Gëzohet Milani: ikën nga Londra, ja super sulmuesi
Teksa Pioli është i përqëndruar në fushë dhe te rezultatet (objektivi minimal është kualifikimi në Champions League dhe për të ecur sa më përpara në Champions League) Maldini dhe Massara punojnë në prag të sezonit të ardhshëm të merkatos.
Drejtuesit e rosonerëve po studiojnë strategjitë më të mira për t’i siguruar Piolit një skuadër edhe më konkurruese se ajo e këtij viti. Nëse është e vërtetë që merkato përjetohet mbi të gjitha në verë, po aq e vërtetë është që pikërisht në netët me erë të pranverës nisin negociatat. Javët e fundit telefonat e drejtuesve dhe agjentëve janë veçanërisht të nxehta. Mes rinovimeve dhe negociatave, është në lojë e ardhmja e disa lojtarëve.
Për sa i përket Milanit, është e lehtë të mendohet se rosonerët në seancën e ardhshme të merkatos do t’i përkushtojnë edhe një herë vëmendje të veçantë sulmit. Me Giroudin që po shkon drejt të 37-ave, Ibrahimoviç që i ka kaluar të 40-at, investimet jo shumë të suksesshme te Origi dhe De Katelaere dhe pasigurinë për të ardhmen e Leaos, rosonerët me siguri do të kërkojnë edhe një përforcim për repartin ofensiv. Nga ky këndvështrim, një dorë e madhe mund të vijë nga Premier League, e në veçanti nga Arsenali.
Milan, në ardhje bomberi i Arsenalit?
Sipas asaj që raporton portali fichajes.net, Folarin Balogun do të ishte gati të largohej nga Arsenali në dritaren e ardhshme të merkatos. Lojtari gjendet aktualisht është i huazuar në Stade Reims, dhe po luan një sezon vërtet të jashtëzakonshëm në Ligue 1, me 16 gola dhe 2 asiste të realizuar.
Në fund të sezonit do të rikthehet te Gunners, të cilët duken të gatshëm ta sakrifikojnë për të arkëtuar sa më shumë që të arrijnë objektivat e merkatos. Pas kampionatit të mirë që po londinezët po zhvillojnë deri tani (janë të parët në renditje), duan ta ruajnë trendin edhe sezonin e ardhshëm ndaj për këtë synojnë të rrisin rotacionet dhe opsionet e skuadrës në çdo zonë të fushës.
Ai që do të paguajë mund të jetë sulmuesi i ri, i cili mund të largohet nga Arsenali për t’i mundësuar londinezëve të arrijnë Declan Rice të West Ham United dhe Raphinhan e Barcelonës, objektivat kryesore të merkatos së Gunnersave që sidoqoftë kërkojnë një investim të madh. Pikërisht për këtë arsye lind edhe nevoja për të arkëtuar, duke filluar nga Folarin Balogun.
Klube të ndryshme kanë testuar terrenin për lojtarin e talentuar, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera. Mes këtyre klubeve, sipas zërave, do të ishte edhe Milani. Rosonerët, gjithmonë të vëmendshëm ndaj mundësive të merkatos, do të ishin në dritare duke pritur për të kuptuar situatën e lojtarit. Megjithatë, përforcimi i ri i Piolit mund të jetë pikërisht klasi 2001. Rosonerët janë gjithmonë shumë të kujdesshëm në merkaton franceze dhe me siguri po monitorojnë nga afër performancat e Balogun. A mund të jetë ai përforcimi i duhur për Piolin? Të rrimë e të shohim.