
Gattuso, gati pankina: ja oferta për legjendën milaniste
Ky sezon sigurisht që nuk ka qenë i paharrueshëm për Gennaro Gattuso për nga pikëpamja profesionale. Ish futbollisti dhe trajneri i Milanit verën e kaluar pati pranuar detyrën si trajner i Valencias, por gjërat shkuan jo dhe aq mirë.
Klubi spanjoll e nisi mjaft keq kampionatit, duke përfunduar në luftë për të mos rënë nga kategoria. Për këtë arsye, Ringhio ndërpreu kontratën e tij më 30 janar, pasi kishte arritur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit. Pas lamtumirës së tij me Valencian, trajneri ka marrë disa oferta, si përshembull nga Turqia, por jo vetëm.
45-vjeçari nga Corigliano Calabro, që drejtoi Djallin nga 2017 në 2019 pas një jete si futbollist për kuqezinjtë, tani ka marrë një tjetër propozim dhe po reflekton për mundësinë e fillimit të një aventure të re në një vend ku ka trajnuar edhe më parë. Kështu, thirrja në fakt ka ardhur nga grekët e Olimpiakos. Lajmi është zbuluar nga e përditshmja sportive Tuttosport.
Olympiacos thërret Gatuzon: ditë reflektimi për trajnerin
Propozimi i klubit nga Pireu i pëlqen Gattusos, i cili ka stërvitur edhe më parë në Superligën greke, duke qenë që më 2014 ai ishte trajner i OFI Kretës, nga ku kishte dhënë dorëheqjen në mes të kampionatit.
Siç shkruajnë kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport, ish mesfushori po vlerëson të pro-të dhe kundrat e një vendimi të tillë. Olimpiacos përfundoi i treti këtë vit dhe synon të rikthehet menjëherë te fitimi i titullit, ndaj Gattuso po kërkon të kuptojë nëse mund t’i ketë të gjitha kushtet për të pasur sukses. Gattuso kërkon qartësi në këtë pikë dhe për të tjerat, duke qenë se ka pasur disa probleme në eksperiencat e fundit.
Kujtojmë se dy vite më parë trajneri pati firmosur me Fiorentinën, për të nisur sezonin 2021-2022, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve me klubin ai i tha lamtumirë ende pa nisur sezoni, duke i lënë vendin Vincenzo Italianos. Ka pra mundësi konkrete që Gennaro Gattuso të rikthehet në shumë shpejt në pistë.