Milanistat, emocionet kuqezi

Gati i marrë | Negociatat pothuajse kanë përfunduar

News

Milani duket se ka i ka idetë shumë të qarta mbi lëvizjet e ardhshme në merkato. Qershori në mënyrë të pashmangshme po vjen dhe janë gati edhe emrat e parë për të nxehur ambientin rosoner. Tre profile për të nisur merkaton verore, të gjitha të njohura dhe vetëm një hap larg mbërritjes për te Djalli.

I pari për të ardhur ka shumë të ngjarë të jetë Divock Origi. Sipas të rejave më të fundit, sulmuesi i Liverpoolit është vetëm duke pritur të luajë finalen e Champions League kundër Real Madridit përpara se të transferohet në Milano. Marrëveshja është arritur prej disa kohësh! Katër vjet me 3.5 milionë euro për belgun, plus bonuset eventuale.

Emri tjetër i nxehtë është ai i Sven Botman, qendërmbrojtësit të fuqishëm të Lille. Milani është dashuruar me të prej kohësh dhe meqenëse negociatat dështuan në janar, holandezi iu premtua Djallit për në verë. Për të është parashikuar një pagë sezonale prej 3 milionë eurosh, por duke parë moshën e tij të re flitet për një kontratë të gjatë, për 5 vite.

Me Lille do të duhet të ketë edhe një parim marrëveshjeje për një blerje prej 30 milionë euro. Por dialogjet mes Milanit dhe klubit francez nuk kanë përfunduar këtu, pasi palët janë në bisedime edhe për mesfushorin. Ka të reja në këtë drejtim.

Blerja e tretë e Milanit duhet të jetë me pak dyshime tashmë, Renato Sanches. Portugezi do t’i bashkohet kuqezinjve për të zëvendësuar Franck Kessie në largim, i premtuar Barcelonës. Sanches është një nga emrat që ka ndezur më së shumti zemrat e tifozëve kuqezi, të etur për ta parë sa më shpejt me fanellën e Milanit.

Kontrata e tij me Lille skadon më 2023, prandaj Maldini dhe Massara janë të sigurt se do ta rrëmbejnë nga francezët për pak më pak se 20 milionë euro. Dhe pikërisht në këtë pikë ka lajme thelbësore. Sipas Ekrem Konur, ekspert i njohur i merkatos, Milani dhe Lille po vazhdojnë kontaktet që tani janë në përfundim e sipër.

Gazetari flet qartë në Twitter: “Transferimi po ndodh”. Në realitet, kishte pak dyshim mbi faktin se Renato Sanches ishte zgjedhja e parë e Milanit për mesfushën e re. Maldini pati tentuar ta sillte në Milanello që në janar, por pa sukses. U fol për kërkesa tepër të larta për pagën e lojtarit, rreth 6-7 milionë euro.

Por sot duket se lojtari e ka arritur një marrëveshje me Milanin për një pagë sezonale prej 4.5 milionë eurosh. Pra, na mbetet vetëm të presim tymin e bardhë.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe