Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Franck Kessie rikthehet në Itali në verë: gati shkëmbimi, kanë përgatitur gjithçka

Franck Kessie tashmë mund të kthehet në Serie A pas një viti në Spanjë te Barcelona. Mesfushori u largua nga Milani verën e kaluar në fund të kontratës për t’iu bashkuar klubit blaugran, por e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Lamtumira e ivorianit ishte shumë e rëndë për kuqezinjtë, të cilët në fakt nuk kanë mundur të gjejnë zëvendësues për të edhe sot e kësaj dite. Por edhe klasi ’96 duket se nuk ka arritur të gjejë ambientin perfekt, aq sa mediat insistojnë në dëshirën e tij për t’u rikthyer në Itali. Pas një fillimi vërtet të komplikuar, lojtari arriti të rigjente hapësirë me Xavin, por edhe sot ende nuk konsiderohet një titullar i plotë.

Përballë Kessie në hierarki janë në fakt Gavi, de Jong dhe edhe Sergi Roberto. Është kjo arsyeja pse emri i ish Milanit është rikthyer në modë për sa i përket merkatos dhe është një klub i Serisë A që ia ka vënë sytë. Në fakt, nuk është çudi që edhe Interi të ketë në listë profilin e tij për mesfushën. Klubi nerazzurr, sipas zërave të fundit, po mendon për një operon me Barcelonën.

DrejtoriS i Interit, Piero Ausilio, është takuar me kreun e zonës sportive të katalanasve, Mateu Alemany, për të diskutuar një temë që vazhdon prej muajsh, pikërisht për shkëmbimin e kartonave mes Kessie dhe Marcelo Brozoviç.

Pra po afron rikthimi në Itali i Kessie tani dhe Milani mund ta gjejë përballë një tjetër ish, për armik pas Calhanoglu.

You might also like